Siria

İran: Zarif dënon ofertën amerikane për të ndryshuar zotimet e Iranit në Gjenevë.

Ministri i jashtëm iranian ka dënuar përpjekjet e Uashingtonit për të shtrembëruar angazhimet e Teheranit në marrëveshjen bërthamore të Gjenevës, duke thënë se Irani nuk bie dakord për të çmontuar asgjë, si pjesë e marrëveshjes.

Shtëpia e Bardhë po përpiqet për t’a portretizuar atë si çmontimin e programit bërthamor të Iranit. Kjo është fjala që ata po përdorin prej kohësh, tha Mohammad Javad Zarif ditën e mërkurë gjatë një interviste me rrjetin e lajmeve CNN në Davos, Zvicër, ku ndoqi Takimin i 44 të Forumit Ekonomik Botëror.

Duke ju referuar tekstit të marrëveshjes së Gjenevës, të quajturit Plani i Përbashkët i Veprimit,diplomati i lartë iranian më tej theksoi: Në qoftë se ju do të gjeni një fjalë të vetme, që i ngjan së paku fjalës çmontim ose mund të definohet si demontim në të gjithë tekstin, atëherë unë do t’a tërheq komentin tim .

Duke akuzuar administratën e Obamës se po kërkon te dizenjojë një pamje të pavërtetë të detyrimeve të Iranit në bazë të marrëveshjes së përkohshme bërthamore, Zarif përsëriti se ne nuk  po çmontojmë ndonjë centrifugë, as ndonjë pajisje, thjesht nuk po prodhojmë më, nuk po pasurohemi më me më shumë së pesë për qind

Ai e bëri të qartë se terminologjia e përdorur nga Shtëpia e Bardhë për të përshkruar marrëveshjen gjashtë mujore ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore - Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë, SHBA-vë dhe Gjermanisë - ndryshonte nga teksti aktual i marrëveshjes.

Si pjesë e marrëveshjes së përkohshme të vulosur midis dy palëve në nëntor 2013, Republika Islamike ka rënë dakord për të kufizuar pasurimin e saj bërthamor me pesë për qind.

Duke komentuar më tej në Konferencën e Gjenevës II për krizën siriane,ministri i jashtëm iranian kritikoi të ashtuquajturën opozitën siriane dhe mbështetësit e tyre të huaj për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Iranit në konferencën në një përpjekje për të përhapur ekstremizmin dhe për të imponuar vullnetin e tyre mbi popullin sirian.

Ai përsëriti mbështetjen e Republikës Islamike ndaj qeverisë dhe kombit sirian, duke thënë: Irani e gjen veten në një situatë ku duket qartë rreziku i rëndë i terrorizmit, ekstremizmit, tensionit sektar duke u ushqyer nga jashtë dhe duke krijuar një mjedis shumë të rrezikshme në Siri.

Zarif më tej përsëriti se zgjidhja e vetme për krizën siriane do të vijë përmes një marrëveshje midis sirianëve vetë. Duke iu përgjigjur komenteve të sekretarit të shtetit John Kerry, i cili tha të mërkurën se në asnjë mënyrë presidenti sirian Bashar Assadi nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit. Ndërsa ministri i jashtëm iranian ju përgjigj: Pse nuk lejohen sirianët për të folur rreth faktit se si ata mund të kryejnë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Pse njerëzit kanë nevojë të vendosin një axhendë dhe t’ua imponojnë agjendën e tyre mbi popullin sirian?