Siria

Brahimi do të mbajë bisedime të veçanta me përfaqësues të qeverisë siriane dhe opozitës

     I dërguari i OKB dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi është caktuar të mbajë bisedime të veçanta me përfaqësues të qeverisë siriane dhe opozitës, e cila përkrahet nga të huajt, në Zvicër.


    Sipas Press TV, takimet vijnë në fillim të bisedimeve, ballë për ballë,  midis delegacioneve siriane dhe opozitës.


     Ata janë duke pritur për të diskutuar përmirësimin e qasjes për të  ndihmuar në furnizime, këmbime të burgosurve dhe armëpushime lokale. Konferenca Gjenevë-2 për Sirinë filloi të mërkurën, më 23 janar 2014, në qytetin zviceran në Montreux.


      Delegacionet nga mbi 40 vende u mblodhën për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit që është zvarritur për gati tre vjet.
      Ka pasur dyshime serioze në lidhje me rezultatet e ngjarjes sepse ndarjet, përçarjet janë shumë të zgjeruara midis pjesëmarrësve në axhendën e konferencës.