Kleriku Saudit: ISIS beson në atë që ne besojmë
Një ish-imam në xhaminë e madhe të Mekës ka thënë se ekzekutimet e pengjeve perëndimore nga ISIS nuk ishin “jashtë kuadrit selefist” të cilin Arabia Saudite ndjek gjithashtu. Kleriku, Shejh al-Kalbani thekson se: “Ne ndjekim të njëjtën mendësi [me ISIS], por e aplikojmë në një mënyrë të përmisuar. Ata i ndërtojnë idetë e tyre nga çfarë shkruhet librat tana, nga vetë parimet tona.” Kleriku u shpreh se “Ne nuk kritikojmë mendësinë në të cilën) është bazuar ISIS .
Shejhit i është ndaluar më parë hyrja në Britaninë e Madhe, thuhet se për shkak se i ka quajtur apostatët muslimanët femohues, edhe pse nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare. Kleriku radikal ka justifikuar gjithashtu edhe vrasjen e gazetarëve nga ISIS, si të ishte në përputhje me të drejtën në kornizën selefe. Gjaku i tyre u derdh sipas fetvasë selefe (dekreteve fetare) dhe jo jashtë kuadrit selef u shpreh ai.