Ebu Bekr al Bagdati gjendet në Irak
Sekretari i përgjithshëm i organizatës irakiane Bedr dhe ish ministri i transportit të Irakut ka thënë se kreu i grupit terorist të ISIS-it është i gjallë në Irak. Hadi el Amri në intervistën për Reuters ka fol për raportet e fundit për grupin terorist ISIS-in, dhe ka deklaruar se grupi terorist ISIS është akoma i fortë,akoma i bashkëngjiten këtij grupi të rinjë nga anët e ndryshme të botës. Shtoi edhe pse përkundër numrit të madh të vrarëve, ky grup akoma është e fortë dhe senuk ekziston asnjë grup terorist në botë i cili është sikurse ISIS-i i cila tubon përkrahësit e tij.”Sekretari i përgjithshëm i organizatës irakiane Bedr ka komentuar edhe fatin e liderit të grupit terorist të ISIS-it, Ebu Bekr al Bagdati, dhe ka thënë se ai është i gjallë dhe akoma gjendet në Irak.
Më tutje ka komentuar rolin e vendeve të caktuara të perëndimit dhe të rajonit në financimin e teroristëve të ISIS-it dhe ka theksuar se Arabia Saudite është financieri kryesor i teroristëve në rajon.Ai ka thënë:”Prej nga vjen ekstremizmi në Paris?Jam i sigurtë se burimi kryesor i ekstremizmit është Arabia Saudite. Është e nevojshme që sa më parë të ndrëpriten kanalet e ndihmave financiare teroristëve të ISIS-it.Ka shtuar se edhe Turqia nuk ka dhënë llogari për kufijtë e vet, kur është fjala për kalimin e teroristëve të cilët kyçeshin nëpërmjet saj në radhët e grupit ekstremist të ISIS-it.
Sekretari i përgjithshëm i organizatës irakiane Bedr dhe ish ministri i transportit të Irakut ka thënë se njëzet vjet ka pas mendim të kundërt me Sadamin, por nuk ka dit se atë do ta trashëgojnë grupet teroriste sikurse Al Kaida, Fronti Al Nusra dhe ISIS-i.Më tutje komentoi edhe thashethemet lidhur me prezencën e trupave iraniane në vendin e tij dhe se ka thënë se Irani nuk ka stacionuar trupat e tij në Irak, porse janë prezent vetëm ekspertët iranian në Irak. Sadami ishte njëri nga diktatorët më të mëdhenj i cili pas invadimit amerikan në Irak pas një kohe është ekzekutuar me varje.
Burimi: irib.ir