Suudi Arabie

Arabia Saudite paguan shpenzimet e ShBA-së në luftën e Sirisë

Mark Mazzetti & Matt Apuzzo

Gazeta e New York Times shkruan për mbështetjen financiare të Arabisë Saudite në operacionet e fshehta të CIA në periudha të ndryshme në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në luftën e Sirisë.

Në artikullin e publikuar në Neë York Times, më datë 23 janar nën firmën e Mark Mazzetti dhe Matt Apuzzo, tërheq vëmendje informacioni se ndërsa Pentagoni ppërgatit grupet e armatosur që luftojnë ISIS, CIA përgatit ata që luftojnë kundër ushtrisë siriane.

Ndërsa në fshehtësi, Obama i dha autoritetin CIA-s për të filluar furnizimin me armë të rebelëve në Siri, shërbimi i inteligjencës e dinte se do të kishte një ortak që do të ishte vullnetar për të financuar këtë operacion.

Ky ishte i njëjti ortak që për dhjetra vite CIA është mbështetur për para dhe për të mbaruar punë në përplasjet në vendet e largëta: Mbretëria e Arabisë Saudite.

Që prej asaj kohe deri më tani, ia dhe korrespondentët arab kanë ndjekur një organizim të pazakontë në misionin e përgatitjes rebele; këtë organizim, amerikanët e kanë koduar si Timber Sycamore.

Sipas deklaratave të zyrtarëve të qeverisë akktuale dhe të mëparshme, në zbatim të kësaj marrëveshjeje, ndërsa sauditët mundësojnë armë dhe shuma të mëdha parash, CIA është në rolin kryesor për përgatitjen e rebelëve me armët sulmuese AK-47 dhe me raketat tank shkatërruese.

Mbështetja e kryengritësve sirianë, marrëdhënia që vazhdon prej dhjetra viteve mes shërbimeve të inteligjencës së Arabisë Saudite dhe të ShBA përmblidhet nga zhvillimet e fundit; kjo aleancë, skandali kundëriranian e ka kaluar mbështetjen e muxhahidëve në luftën e Afganistanit kundër sovjetikëve dhe luftrat për pushtet në Afrikë.

Ndonjëherë, si në rastin e Sirisë, dy vendet punuan në bashkpunim. Në disa situata të tjera Arabia Saudite u mjaftua me firmosjen e çekut që financonte opercionet e fshehta të Amerikës.

Armatosja e përbashkët dhe programi i përgatitjes që financohen edhe nga vende të tjera të Lindjes së Mesme vazhdojnë pavarsisht ndryshimeve të marrëdhënies së Amerikës me Arabinë Saudite dhe të pozicionit të Mbretërisë në rajon.

Ndërsa u zbeh varësia e Amerikës ndaj naftës së huaj, dhe udhëheqja Obamës po afrohej ngadalë një afrimiteti diplomatik me Iranin, marrëdhënia e dy shteteve në lidhjen e vjetër të naftës së lirë dhe të lidhjes gjeopolitike tregoi një dobësim.

Përse i duron ShBA sauditët

Aleanca ende vazhdon; Paratë e sauditëve dhe interesat e përbashkëta lundrojnë mbi det. Rezervat e gjera të naftës të Arabisë Saudite dhe për më tepër të qenit shtylla shpirtërore e botës së myslimanëve sunni dhe marrëdhënia e inteligjencës që daton prej kohësh tregojnë qartë se pse ShBA shfaqet e pavullnetshme të kritikojë shkeljen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, sjelljen ndaj grave dhe mbështetjen e hapur ndaj grupit të rrjedhës së Islamizmit ekstremist, Vahhabizmit, të cilin ShBA vetë e lufton.

Qeveria Obama nuk e dwnoi haptazi ekzekutimin e dijetarit opzitar Shii, qw iu kundwrvu familjes mbretërore të Arabisë Saudite, Shejh Nimr el-Nimr.

Edhe pse e kanë thënë haptazi se sauditët kanë aramatosur grupet rebele në Siri, nuk ishte bërë e ditur aleanca me lëvizjet e fshehta të CIA-s dhe shkalla e mbështetjes së drejtpërdrejt financiare të sauditëve.

U mbodhën së bashku të dhënat nga një shumicë e zyrtarëve aktual dhe të mëparshëm amerikanë dhe reportazhet e bëra nga burimet e vendeve të ndryshme të Gjirit Persik. Shumica, duke qenë se nuk ishin të autorizuar për të folur për këtë program, folën me kushtin që emrat e tyre të mbeteshin anonim.

CIA ka pasur mbështetjen financiare të sauditëve që kur filloi operacionet.

Burimi i varësisë së përbashkët të SHBA-së dhe Sauditëve është paraja

Ish-antari republikan i Kongresit nga Michigani dhe antari i Këshillit të Inteligjencës së Kuvendit (House Intelligence Committee), Mike Rogers u shpreh: “Ata e dinë që pa ne nuk mund t’ia dalin, edhe ne e dimë se pa ata nuk mund t’ia dalim.” Rogers refuzoi të fliste për detajet e programit të fshehtë.

Zyrtarët amerikanë nuk e bënë të ditur vlerën e kontributit financiar të sauditëve; por këto para janë shuma më e madhe me një shkëputje nga kontributet e tjera nga një shtet tjetër për programin e armatosjes – nga ShBA -  të rebelëve kundër ushtrisë së Presidentit Beshsher Esed. Sipas hulumtimeve armatosja dhe përpjekjet për përgatitje arrinjë në disa miliarda dollarë.

Shtëpia e Bardhë i mblodhi financimet e fshehta nga Arabia Saudite, Katari, Jordania dhe Turqia, në një kohë kur po i shtynte vendet e gjirit të merrnin një rol më efektiv për sigurinë në rajon.

Zëdhëndësit e CIA-s edhe ata të ambasadës Saudite në Washington refuzuan të komentonin.

Kur Obama firmosi armatosjen e rebelëve në pranverë të 2013-s, e bëri edhe për t’u përpjekur për të marrë kontrollin e sherrit të brendshëm në rajon. Madje Katari dhe Arabia Saudite kishin tashmë mëse një vit që fusnin armë në Siri.Katari madje kishte rrëmbyer raketa prodhim kinez FN-6 sulmuese në kufi me Turqinë.

Zotëria vendas i luftës së Sirisë ishte Bender bin Sultan

Përpjekjet e Saudisë drejtoheshin nën udhëheqjen e vëmendjetërheqës Princit Bender bin Sultan; ai ishte shefi i inteligjencës në atë periudhë dhe i kishte urdhëruar spiunët saudite që të blinin mijëra AK-47 dhe milijona municione për rebelët sirianë.

CIA ndihmoi sauditët për rregullimin e një pjesë të armëve të blera, këtu futen edhe një shitblerje e madhe në Kroaci.

Me ardhjen e verës së 2012-s, ishte krijuar ndjesia se mund të kalohej lehtësisht nga kufiri turk për në Siri, madje po u kalonin para dhe armë grupimeve rebele të shteteve të gjirit, madje edhe organizatave për të cilat Amerika u shqetësua kur zbuloi se kishin lidhje me grupime radikale si Al-Kaide.

Në këtë periudha përgjithësisht CIA vëzhgonte nga larg, Shtëpia e Bardhë i kishte dhënë autoritet me programin Timber Sycamore që t’i mundësonin ndihmë jo vdekjeprurëse rebelëve, por nuk u kishte dhënë leje për armët.

Sipas dy ish-zyrtarëve të lartë amerikanë, në fundin e 2012-s, kryetari i asokohe i CIA David H. Petraeus, në afërsi të Detit të Vdekur në Jordani mbajti një ligjëratë, në mbedhje me zyrtarët e shërbimeve inteligjente të vendeve të ndryshëm të Gjirit. I kritikoi ata që kishin dërguar armë në Siri pa u koordinuar me zyrtarës e Cia-s në Jordani apo në Turqi.

Pas disa muajsh, Obama e rirregulloi programin Timber Sycamore me mbështetjen vdekjeprurëse  duke i dhënë leje për armatosjen e mirë dhe fillimin e përgatitjes së rebelëve kryesorë në Jordani.

Me organizimin e ri, duke marrë në udhëheqje përgatitjen e CIA-s, Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Arabisë siguronte armë dhe para duke përshirë edhe raketa tankshkatërruese TOW.

Edhe katari fndihmoi në financimin e përgatitjes dhe dha lejen për përdorjen e një baze në Katar si përgatitje shtesë. Megjithatë sipas atye që thonë zyrtarët amerikanë, Arabia Saudite është ndjeshëm mbështetësja më e madhe.

Sipas një ish-zyrtari amerikan, kur qeveria Obama e shikonte këtë koalicion si një zhvillim që do t’i shtonte pikë në Kongres, të tjerë, për shembull, Senatori demokrat i Oregonlu, Ron Ëyden shtruan pyetjen pse CIA kishte nevojë për financimin e Arabisë për operacionin.

Wyden nuk pranoi tw ishte nw reportazh, megjithatw nga zyra e tij u publikua njw deklaratw ku kërkonte më shumë transparencë. Në deklaratëu përdoren këto shprehi: “Siç kanë deklaruar zyrtarët e lartë, ShBA po punon të forcojë opozitën kundër Esed në nivel lufte, por nuk i bën me dje publikut detajet se si bëhët kjo, cilat institucione të ShBA përfshihen dhe me cilët partnerë ndërkombëtarë do të punohet.”

Shefi i aleancës në rajon është CIA

Shpeshherë, kur vështirësohen marrëdhëniet mes shteteve që janë pjesë e programit të përgatitjes, ShBA bëhët ndërmjetës për zgjidhje. Si zotë shtëpie jordanezët presin pagesa të rregullta nga arabët dhe amerikanët. Sipas një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës, kur arabët bëjnë pagesat me vonesë, jordanezët ankohen tek zyrtarët e CIA-s.

Sipas deklaratave të zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm, edhe ppse arabët kanë financuar më parë shërbimet e CIA pa kushte, paratë e dhëna për Sirinë vijnë bashkë me pritshmëri.

Një ish-analist i CIA dhe ndërkohë ekspert me përvojë në Institutin Brookings Bruce Riedel u shpreh: “Arabët duan një vend në tryezë dhe të drejtën e fjalës për të zgjedhur temën e ditës.”

Progami përgatitës i CIA-s është i ndryshëm nga programi që organizoi dhe përfundoi Pentagoni për të armatosur rebelët sirianë. Programi i Pentagonit është programuar për të përgatitur rebelët sirianë kundër lutëtarëve të “Shtetit Islamik” (ISIS), ndërsa programi i CIA-s përqëndrohet tek grupet e rebelëve që luftojnë kundër ushtrisë Siriane.

Sipas deklaratës së analistit, edhe pse aleanca e inteligjencës është në mesin e luftës së Sirisë dhe e rëndësishme në luftën kundër Al-Kaide, ka një shetësim të pandyshueshëm të marrëdhënies Amerikë-Arabi, mbështetja që ende i japin shtetasit arabë grupeve terroriste.

Edhe pse e dinë që arabët mbështesin terrorizmin, kanë nevojë për ata

Një ish-këshilltar në luftën kundër terrorizmit në Ministrinë e Jashtme dhe shkrimtar i një libri rreth Shetetit Islamik, William McCans thotë: “Kur argumenti kthehet në formën ‘Kemi nevojë për ata si orakë në luftën kundër terrorizmit’ nuk është bindës. Nëse kjo është një çështje ortakërie vetëm në luftën kundër terrorizmit, dhe arabët janë një pjesë e madhe e problemit të të terrorizmit që prej fillimit, a mund të jetë ky argument bindës?”

Për një të ardhme të afër, aleanca e shefave të inteligjencës, e përforcuar me një lidhje, është e qëndrueshme. Ministri i Punëve të Brendshme të Arabisë, Princi Muhammed bin Najif, që ka marrë përsipër armatosjen e rebelëve sirianë nga Princi Bender, njihet me Drejtorin e CIA-s John O. Brennan, që kur ky i fundit në vitet 90 punonte si shef i CIA-s në filialin në Rijad.

Thuhet se dy shokët e vjetër janë ende miq dhe se princi Muhammed bin Najif po fiton miq nga Washingtoni prej veprimeve agrsesive për zhdukjen e grupeve terroriste si Al-Kaide nga gadishulli arabik.

Njëherë e një kohë, Brennan duke kaluar edhe kopetencat e ambasadorit në Rijad me punët e tij ishte fokusi i forcës së Amerikës në mbretësinë saudite. Ish-diplomatët kujtojnë se takimet më të rëndësishme bëheshin gjithmonë me ndërmjetsimin e shefit të filialit të CIA.

Sipas ish-zyrtarëve dhe atyre aktualë të inteligjencës ky lloj komunikimi ka një avantazh: kur sauditët i bëjnë gjërat të fshehtë nga publiku, e justifikojnë më shumë kritikën amerikane dhe ky kanal i fshehtë saudit i ka bërë më shumë punë Amerikës sesa çdo kritikë që do bënte në publik.

 

E shkuara e pisët e aleancës ShBA-Arabi

Rrënjët e marrëdhënies shtrihen thellë në kohë. Në fundin e viteve ’70, Arabia krijoi një koalicion që njihet si “Klubi i gjuetisë” ku bënin pjesë edhe Maroku, Egjipi dhe Franca; ky koalicion, pas shërdorimit për vite të Kongresit, kur iu këputën krahët CIA-s, ndërmerrte operacione të fshehta në Afrikë.

Një ish-kryetar arab i inteligjencës, Princi Turki el-Fajsal kujton kështu në një fjalim në 2002-shin në Universitetin Georgetown:

“Dhe kështu besoj se, mbretëria, në një kohë kur ShBA nuk mundi ta bënte, bashkë me këto shtete ndihmojë në mbajtjen në siguri të botës. Në vitet ’80, arabët ndihmuan në financimin e opracioneve të CIA-s në Angola, ShBA mbështeste këtu rebelet kundër heverive aleate me sovjetikët. Edhe pse arabët janë antikomunistë të zjarrtë, dukej qartë se dëshira e tyre ishte të forconte lidhjet me CIA-n. Një ish-zyrtar i inteligjencës që kishte marrë pjesë në operacion kujton duke thënë “Blinin qëllimin e mirë”.

Arabët paguan të gjitha shpenzimet e ShBA-së në Afganistan

Fundi i ngjarjes ndoshta më të rëndësishme, arabët ndihmuan në armatosjen e rebelëve muxhahidë për të përzënë sovjetikët nga Afganistani. ShBA investonte çdo vit qindra miljona dollarë në këtë detyrë dhe arabët e paguan dollarë më dollarë.

Paratë rridhnin nga një bankë e CIA-s në Zvicër. Gazetari III. George Crile, në librin e tij “Charlie Wilson’s War” tregon se si CIA kishte ndërtuar një sistem bankar duke iu përshtatur ndalimit të interesit në Islam.

Në ’48, për të financuar rebelët në Nikaragua, nën drejtimin e Reagan, Këshilltari i Sigurisë Kombtare Robert C. McFarlane u takua me ambasadorin asokohe të Arabisë nw Washington, Princ Bender për t’i kërkuar ndihmë për një plan të fshehtë për t’i shitur armë Iranit.

Siç është shprehur më vonë McFarlane, Shtëpia e Bardhë duke bashkpunuar me arabët, kishin garantuar rëndësia e tyre.

Princi Bender, për shkak të mbështetjes që udhëheqjes Reagan ndaj arbëve, për të siguruar një fond u angazhua të paguajë një milion dollarë në muaj. Këto kontribute vazhduan edhe pasi u ndërprenë fondet e Kongresit. Së fundmi, nëpërmjet një banke në Ishujt Kajman, Sauditët kanë derdhur 32 milionë dollarë.

Kur doli në pah skandali kundër-iranian dhe kur u vu në pikëpyetje roli i sauditëve, mbretëria ruajti sekretin. Princi Bender refuzoi të ndihmonte në hetimin e këshilltarit ligjor të pavarur Lawrence E. Walsh.

Princi në një letër, duke refuzuar të japë deklaratë u shpreh se “ashtu si miqësia edhe kofidencat dhe angazimet e vendit të tij janë jo momentale por afatgjata”.

Në këtë raport ka kontribuar C .J. Chivers.


Burimi: New York Times - İntizar