Dinjiteti i lartë Iranian dhe nikoqirsia e ulët Franceze
Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada.
Në Paris, ai u takua me presidentin francez, Francois Hollande, dhe pritet të bëjë marrëveshje të vlefshme tregtare. Rohani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar. Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.
Pas takimit zyrëtar politik u planifikua edhe dreka ku pala franceze këmbëngulën që të ofronin ushqim vendas dhe verë, por iranianët kërkuan një menu hallall në përputhje me besimin e tyre mysliman. Pallati Elysee ka sugjeruar një mëngjes me Rouhani, por thuhet se kjo nuk është pritur mirë nga lideri iranian pasi ishte “shumë i lirë” si dhe dreka u anulua dhe u tregua nikoqirësia e ulët franceze.