Siria

Irani: Terrorizmi në Siri duhet të ndalet

Ministria e Jashtme e Iranit ka shprehur shqetësimin në lidhje me veprimtarinë terroriste në Siri, duke bërë thirrje që të shtojmë përpjekjet për të luftuar terrorizmin në këtë vend të Lindjes së Mesme.


      Sipas Press TV, Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë të mërkurën tha: Republika Islamike e Iranit shpreh shqetësim serioz në lidhje me praninë e grupeve terroriste në Siri dhe beson se prioritet i çdo përpjekjeje rajonale dhe ndërkombëtare në Siri duhet të përcaktohet në bazë të luftës kundër terrorizmit. Në deklaratë, për më tepër, thuhet, se përhapja e terrorizmit në Siri përbën një kërcënim për të gjitha vendet e rajonit dhe përtej rajonit.


     Ministria deklaroi : Krimet e kryera nga terroristët kundër civilëve sirianë janë krime kundër njerëzimit dhe përkrahësit e terroristëve janë përgjegjës për këto vepra penale, dhe ata duhet të respektojnë angazhimet e tyre për të ndalur dërgimin e armëve dhe forcat e armatosura në Siri.


      Ajo theksoi rëndësinë e miratimit të një qasje demokratike dhe politike për zgjidhjen e krizës në Siri, duke deklaruar se Irani beson se një komision i pajtimi kombëtar duhet të formohet në Siri me përfaqësues të opozitës, qeverisë dhe popullit për të përcaktuar sistemin e ardhshëm politik të Sirisë. Deklarata e lexuar  jep me kuptuar se Irani ka një plan realist politik bazuar në kërkesat dhe të drejtat e Sirianëve dhe është i përgatitur të bërë përpjekje realiste, të efektshme dhe konstruktive në këtë drejtim.