Jemeni

136 xhami u shkatërruan në kryeqytetin e Jemenit nga Arabia Saudite

Dhjetëra xhami në kryeqytetin e Jemenit, në Sana'a janë shkatërruar si pasojë e sulmeve ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditët.

Sipas Departamentit  për Çështje Fetare dhe Udhëzim të Jemenit  në  provincën e Sana'as  janë  shkatërruar 136 xhami, disa prej tyre pjesërisht, disa plotësisht nga sulmet e agresionit të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Faqja e internetit Sabanet website ka cituar Aiman ​​Abdul Kadir, drejtor i  Departamentit  për Çështje Fetare dhe Udhëzim të Jemenit, shumica e këtyre xhamive ishin pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore të Jemenit.

Ai tha se disa nga xhamitë e shkatërruara, sidomos Xhamia el-Sana'ani, ndërrtuar para qindra vjetësh, ishte një nga xhamitë me rëndësi të veçantë  për trashëgimin fetare-kulturore.

Ai theksoi se sulmet  të udhëhequra nga Arabia Saudite janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. 

Që nga 26 mars 2015, Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë kanë nisur sulmet ajrore vdekjeprurëse kundër lëvizjes të Huthive ‘ Ansarulla’ në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e ish-presidentit të ikur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit.

Sipas burimeve të Jemenit, rreth 7500 persona janë vrarë deri tani nga  aggresioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Shumica e të vrarëve janë civilë të pafajshëm, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Burimi: IQNA News