Hezbollahu ka më së paku 70.000 raketa
Sekretari shtetëror amerikan John Kerry, gjat qëndrimit të tij zyrtar në Arabinë Saudite, ka deklaruar se Hezbollahu posedon në mes 70.000 dhe 80.000 raketa të cilat kanë arritur nga Irani nëpërmjet Damaskut. Ai në Riad është takuar me ministrin e punëve të jashtme saudit Adel al Jubeirin, ndërsa pas takimit është mbajtur edhe konferenca për media me gazetarë të vendit dhe të huaj.
“E dimë që Hezbollahu posedon në mes 70.000 dhe 80.000 raketa të cilët kanë ardhur nga Irani nëpërmjet Damaskut. Për këtë shkak kuptojmë shqetësimin e shtetete të Gjirit”, ka thënë John Kerry.Ai ka deklaruar përveçtjerash, e kupton se marrëveshja e arritur në mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me programin nuklear ka prodhuar shqetësime nëvendet e Gjirit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Gjirit kanë marrëveshje të ndryshme kur është në pyetje edukimi ushtarak, informativ dhe i sigurisë. Përveç kësaj, njashtu punohet në sistemin raketor mbrojtës”, ka thënë John Kerry.
Sipas fjalëve të tij, marrëdhëniet në mes Shtetve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit bazohet në interesat e përbashkta dhe mbrojtjen e përbashkët.Ka porosit se vendet e Gjirit nuk duhet të dyshojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë përkrah tyre në rastin e çfarëdo kërcënimi që mund t’ju vijë. John Kerry në kuadër të vizitës së tij në Arabinë Saudite është takuar edhe me mbretin saudit Selman bin Abdylaziz alBurimi: Al Jazeera