Bisedimet për Sirinë do të dështojnë pa Iranin
Një akademik thotë se përjashtimi i Iranit nga bisedimet e paqes për Sirinë është një shenjë se Perëndimi nuk është dashamirës i Sirisë dhe i rajonit, kështu bisedimet janë të detyruara të dështojnë pa Iranin.
Ismail Sallam shkroi në një kolonë
për faqen e internetit të Press TV përpara konferencës të sponsorizuar nga OKB për
Sirinë në qytetin zviceran të Montreux që filloi të mërkurën, më 22 janar 2014,
në mungesë të lojtarit kyç rajonal që është Irani.
Ai shkroi : Çelësi i krizës së
nxitur nga të huajt në Siri qëndron në duart e Iranit , duke vënë në
dukje se mungesa Iranit në Konferencën e
Paqes Gjeneva - II është vetëm një shenjë e keqe që shihet.
Ismail Sallam e përshkroi rolin e Iranit jo vetëm si të rëndësishëm,
por gjithashtu thelbësor për zgjidhjen e krizës në Siri.
Ai tha se qeveritë duke injoruar
rolin e Iranit në të vërtetë janë vetëm strehim i qëllime të tjera përveç
mbrojtjes së interesave të popullit sirianë.
Akademiki Ismail Sallam theksoi
shkallën e dhunës në terren në Siri , ku më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë
që nga shpërthimi i dhunës gati tre vjet më parë.
Ai dyshon në sinqeritetin e qeverive perëndimore dhe aleatëve të tyre për të gjetur një zgjidhje për krizën siriane, duke thënë: Ajo që është parë në botën e realiteteve qëndron në kundërshtim të thellë me atë që është duke u zhvilluar.