Siria mbështet kauzën palestineze
Zëvendësministri i Jashtëm i
Sirisë, Faisal el - Mekdad të hënën, më 20 janar 2014, theksoi se Siria mbështet
çështjen palestineze.
Sipas agjencisë të Shërbimit Botëror
(IRIB World Service), Faisal al- Mekdad në një takim me ( PLO ) delegacionin e Organizatës
për Çlirimin e Palestinës, në krye me Ahmed Abdussalam el- Maxhdalani në Damask,
theksoi se kombi sirian mbështet Palestinën, mbështet kauzën e këtij kombi për
çlirimin e vendit të tyre dhe të formimin e një Palestine të pavarur me
Jerusalemin (el – Kudsin) si kryeqytet.
Ahmed Abdussalam el- Maxhdalani nga ana e tij, e ka quajtur këmbënguljen e
regjimit cionist për ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe duke injoruar kombin
palestinez si pengesat kryesore kundër zgjidhjen e çështjes së Palestinës.
Në këtë takim, të dy palët studiuan
kampet e refugjatëve palestinezë në Siri dhe sulmet terroriste kundër tyre dhe këto
konsiderohen sjellje terroriste, për këto sjellje kanë përgjegjësi dhe për
mizoritë ndaj refugjatëve palestinezë.
Jarmuku, që është kampi më i madh i
refugjatëve të palestinezëve në Siri, ka qenë nën rrethimin e terroristëve për
më shumë se 200 ditë dhe çdo ndihmë njerëzore në këtë vend ka qenë e penguar.
Për më tepër, deri më tani, 10
palestinezë që banojnë në këtë kamp janë sëmurë nga të ftohtët dhe uria, ndërsa
shumë prej tyre e kanë lënë tashmë këtë kamp të refugjatëve.