Siria

Konferenca Gjenevë 2 për Sirinë filloi në Zvicër

Një konferencë e madhe që ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit tre- vjeçar në Siri filloi punën në Zvicër të mërkurën, më 22 janar 2014.


      Qeveria siriane dhe opozita kryesore po ndjekin takimin e Gjenevës 2 së bashku me aleatët ndërkombëtarë.


     Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki -Mun u tha delegatëve se po përballen me një sfidë të madhe , por është një shans për të bërë një fillim të ri .


     Megjithatë, korrespondentët thonë se nuk priten ndryshime të mëdha së shpejti.


      Çështja kryesore, për të cilat asnjëra palë nuk duket e  gatshme të ndërrojë mendje, është e ardhmja e presidentit Bashar el-Assad.
      Dallimet dolën lakuriq në prag të samitit, në një raport thuhen akuza për Sirinë për tortura në masë dhe për ekzekutime.


     Konferenca u hap në Montreux të mërkurën, më 22 janar 2014, me bisedime të drejtpërdrejta që fillojnë në Gjenevë dy ditë më vonë, raportoi BBC.


       Kjo është hera e parë që qeveria siriane dhe opozita takohen ballë për ballë që prej fillimit të konfliktit i cili, përveç të vdekurve, ka lënë miliona sirianëve të zhvendosur.


      Ditën e parë do të shihni, dëgjoni, fjalime nga disa prej 40 apo më shumë ministrave të jashtëm të cilët janë mbledhur në Montreux.