Putin, Obama diskutojnë në telefon për Sirinë, Iranin dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi
Kryetari i Rusisë Vladimir Putin dhe Kryetari i SHBA-ve Barak Obama diskutuan axhendën e Konferencës Ndërkombëtare mbi Sirinë e cila fillon në Montreux më 22 janar 2014, në një bisedë telefonike natën e së martës, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.
Sipas agjencisë IRNA, kryetari Putin dhe kryetari Obama,
gjithashtu, prekën një numër çështjesh
të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjes bërthamore të 24 nëntorit 2013,
për zgjidhjen e çështjes rreth programin bërthamor të Iranit.
Deklarata e Kremlinit thotë se, të dy krerët ndërkohë shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Rusi-SHBA, me theks të veçantë në tregti dhe bashkëpunimin ekonomik, thuhet në deklaratë, biseda ishte konstruktive.