Militantët e ISIL-it shkatërrojnë xhaminë antike të Raqqa-s
Terroristët të cilët i përkasin të ashtuquajturit Shtetit Islam të Irakut dhe Levantit (Isil), një organizatë terroriste, kanë shkatërruar një tjetër objekt fetar në Siri, raporton ëebfaqia Al-Alalam.
Militantët e al-Kaeda-s kanë dëmtuar xhaminë historike të al-Mansoureh në qytetin verilindor të Raqqa-s ditën e hënë. Ata gjithashtu kanë shkaktuar dëme të shumë objekteve të tjera fetare, duke përfshirë xhami dhe kisha pas marrjes së kontrollit mbi qytet.
Këto javët e fundit, diplomatët perëndimorë kanë paralajmëruar se çështja e më shumë se një mijë luftëtarëve të cilët kanë ardhur nga Evropa për të luftuar në Siri është kthyer në një shqetësim serioz për vendet nga ata vijnë.
Siria u godit nga një trazira të dhunshme që nga mesi i marsit 2011, ku qeveria siriane akuzon aktorë të huaj, kryesisht Arabinë Saudite dhe Turqinë, për orkestrimin e konfliktit duke mbështetur grupet militante të opozitës me armë dhe të holla.
Sot qindra grupe të armatosura, duke përfshirë brigadat takfiri si dhe terroristët e Al-Kaedës, po luftojnë si ushtrinë kombëtare ashtu dhe njëri-tjetrin, duke komplikuar çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje politike.