Iraku

Rreth 2.500 luftëtarë të ISIS-it të vrarë në Irak dhe Siri në muajin e kaluar

Tymi në rrethin e qytetit Ramadi gjatë luftimeve për çlirim e qytetit
Tymi në rrethin e qytetit Ramadi gjatë luftimeve për çlirim e qytetit

Washington -

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka kryer sulme ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri kanë  vrarë rreth 2.500 xhihadistë në muajin e kaluar, tha një zëdhënës ushtarak të mërkurën.

Pentagoni më herët ka qenë më i kujdesshëm për të dhënat e vrasjeve nga sulmet ajrore, por  të dhënat rreth numrit të të vrarëve u shpallën të mërkurën, pasi zyrtarët shpresojnë të paraqesin grupin se është në mbrojtje, pasi xhihadistët pësuan një seri dështimesh - duke përfshirë humbjen e javës së kaluar të qytetit irakian të Ramadit.

Në dhjetor, ne llogarisnim se rreth 2.500 luftëtarë armikut u vranë në sulmet ajrore të koalicionit  rreth Irakut dhe Sirisë, tha zëdhënësi i ushtrisë me qendër në Bagdad,  Kolonel Steve Warren për gazetarët e Pentagonit.

Ai tha se që kur filluan sulmet ajrore të koalicionit  në muajin gusht të vitit 2014, grupi ka humbur sa më shumë që 22.000 kilometra katrorë  apo (8500 milja katrorë) - ose rreth 40 për qind – të territorit që ka mbajtur një herë në Irak, dhe rreth 10 për qind, ose 2,000 kilometra katror në  Siri.

Ne besojmë se ISIS-i tani është në mbrojte, tha Kolonel Steve Warren, duke përdorur një akronim alternative  për xhihadistët.

Ndoshta në muajin maj ishte me se e vërtetë, kur ata arritën pikën e tyre kulminante të operacioneve ofensive. Që atëherë të gjithë ato me të vërtetë që kanë arritur të bëjnë tani janë duke i humbur.

Kur madhësia e të ashtuquajturit  Khalifati i  Shtetit Islamik të cilin grupi  e  shpalli  18 muaj më parë ishte më e madhe  në Irak se ajo pjesa e pushtuar në  Siri.

Një shumëllojshmëri e forcave irakiane kanë rifituar qendrat kryesore urbane, duke përfshirë qytetin Ramadi.

Warren tha se disa grupe të luftëtarëve të ISIS-it mbetën në lagjet e rretheve të papastruara të qytetit Ramadi. Ai pohoi se trupat irakiane kanë vrarë 60 luftëtarë të ISIS-it në qytet në vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Megjithëse numri i anëtarëve të vrarëve të ISIS-it është i rëndësishëm, xhihadistët kanë qenë në gjendje për të mbushur radhët e tyre pothuajse  me shpejtësi, sidomos me të rinj meshkujt të pakënaqur nga vendet muslimane që janë ekonomikisht dhe politikisht  të gjymta në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar  kanë vlerësuar se ISIS-i ka pasur midis 20,000 deri në 30,000  anëtarë që veprojnë në Irak dhe Siri, dhe Kolonel  Warren e përsëriti këtë vlerësim të mërkurën.

Pavarësisht se pësuan humbje, grupi është duke u përpjekur për përfitime të reja gjetiu, duke përfshirë Libinë e cila u rrënua nga konfliktet, ku xhihadistët janë duke u përpjekur për të kapur terminale të eksportit bregdetarë.

Një strategji e vazhdueshme për koalicionin anti-ISIS ka qenë për të goditur infrastrukturën e naftës që grupi i përdor për të financuar veprimtarinë e tij. Kolonel Steve Warren tha se prodhimi i naftës  nga xhihadistët ka qenë   rreth 30 për qind më pak, nga 45.000 fuçi në ditë në rreth 34.000.