Ndalja urgjente e luftërave në Siri dhe Irak
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutogllu ka thënë se shteti i tij vazhdon me përpjekjet e sinqerta në ndërtimin e paqes në rajonin e Lindjes së Afërt. Është koha e fundit që të krijohen hapat të orientuara drejt paqes dhe marrëveshjes, për të tashmen dhe të ardhmen e rajonit të tërë të Lindjes së Afërt.
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutogllu ka deklaruar se konfliktet në Siri dhe Irak duhet të ndalen në afat të shkurtër dhe duhet të mënjanohen pengesat para vullnetit të popujve, përcjell agjencioni i lajmeve Anadollia. Davutogllu është paraqit para qytetarëve të qytetit turk Afjonkarahisar,dhe gjatë fjalimit të tij ka fol edhe për konfliktet në Irak dhe Siri.
“Konfliktet në Siri dhe Irakduhet menjëher të ndërprehen, dhuna dhe krimet duhet të ndalen. Pengesat para vullnetit të popullit duhet të hiqen, ndërsa demokracia duhet të jetë funksionale”, ka porosit kryeministri turk Davutogllu. Ai ka cek se Turqia vazhdon me përpjekjet e sinqerta në ndërtimin e paqes dhe është koha e fundit të ndërmirren hapat e orientuara drejt paqes dhe marrëveshjes, për të tashmen dhe të ardhmen e rajonit të tërë.”Të gjitha shtetet të cilët janë të përfshira në këtë proces duhet të tregojnë përpjekje të vërteta për paqe, pasi që rajonit nuk i është nevojshëm konflikti, por paqja dhe marrëveshja”, ka thënë Davutogllu.Poashtu është ndal edhe te tensionet në mes Turqisë dhe Irakut lidhur me kampin stërvitor Bashika i cili gjendet në verilindje të Mosulit.
“Plotësisht është i qartë misioni i ushtarëve tonë në këtë kamp. Ushtarët tonë atje i stërvisin vëllezërit tanë Arab, Kurdët dhe Turkmenët nga Mosuli që të mbrojnë qytetin e tyre, dhe ky ushtrim është në kuadër të vendimeve ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri i Turqiës dhe ka cek se Turqia gjithmonë ka respektuar sovranitetin dhe integritetin teritorial të Irakut.Kampi i Bashikut të cilin e kanë themeluar forcat ushtarake turke, me kërkesë të kryeministrit irakian Hajdar al Abadi, kampi stërvitor i cili ishte në qendër të vëmendjes gjat mesit të dhjetorit të vitit të kaluar.Atëherë Hajdar al Abadi ka kërkuar nga Turqia që të tërheq forcat turke nga ky kamp, të cilin forcat turke pjesërisht e kanë bërë.
Burimi: Al Jazeera