ISIS- i po i rruan mjekrat për të ikur nga lufta, ndërsa grat dhe fëmijët shqiptarë mbesin të bllokuar
Koalicioni ndërkombëtarë ka dhënë lajmin se në luftën kundër organizatës terroriste ISIS, kanë vështirësi në identifikimin e pjesëtarëve të ISIS-it. Kriminelët e ISIS-it tani rekrutojnë me të madhe duke u larguar nga radhët e ISIS-it. Në të dhënat e Koalicionit Ndërkombëtarë janë paraqitur emrat e më shumë se 50 të rekrutuarve, prej tyre nuk përmenden emrat e ushtarëve shqiptarë, por në policinë e Kosovës çdo ditë e më shumë po arrestohen shqiptarë që kthehen nga Siria dhe Iraku.
Athua pse nuk kthehen shqiptarët në krahasim me të tjerët që rekrutojnë çdo ditë e më shumë:
Sepse pjesëtarët shqiptarë të SIS-it me vete kishin marrë edhe gratë dhe fëmijët e tyre, prandaj kthimi i tyre është i vështirësuar, sepse ka rregulla të luftës dhe të dhunës që mund të shfaqet mbi gratë e tyre, nëse tentojnë të largohen.
I ashtuquajturi Shteti Islamik, i cili në radhët e saj ka rekrutuar edhe shume shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët përveç luftëtareve, me vetë këta të fundit kanë marrë edhe familjarët e tyre, gra dhe fëmijë.
Pasi është raportuar për vrasjen në “front për xhihad” të këtyre shqiptarëve atje, shumë gra dhe fëmijë kanë mbetur në Siri,
ISIS, po mbanë të bllokuar 13 gra dhe 31 fëmijë shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria.
Këto të fundit po dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre, pasi bashkëshortet e tyre janë vrarë, por një gjë të tillë nuk po e lejojnë krerët e ISIS.
Ato po mbahen të bllokuar dhe nën vëzhgimin e tyre, shumica prej këtyre grave tashmë janë të veja që i ofrohen martesa me dhunë apo me dashje.