Liban

Autoriteti i lartë fetar libanez: Shejh Nimr është përpjekur për të drejta të barabarta në Arabinë Saudite

Autoriteti i lartë fetar libanez,  Sejjid Xhafer Fadlallah
Autoriteti i lartë fetar libanez, Sejjid Xhafer Fadlallah

Një autoritet i lartë fetar libanez tha se Shejh  Nimr el-Nimr, një dijetar i shquar mysliman i cili u ekzekutua nga regjimi saudit të shtunën,është  përpjekur për të drejta të barabarta në Arabinë Saudite.

Duke folur për Agjencinë  IQNA News, Sejjid Xhafer Fadlallah tha se akuzat e regjimit saudit kundër Shejh Nimr dhe duke e akuzuar atë për veprimtari terroriste ishin absolutisht të pabaza.

Ai tha se Shejh Nimr ka kërkuar të drejta të barabarta për njerëzit dhe ndryshimin e kushtetutës dhe këto nuk ka të bëjnë me terrorizmin.

Arabia Saudite  të shtunën  kreu dënimin me vdekje padrejtësisht ndaj  Shejh  el-Nimr.

Autoriteti i lartë fetar ishte në mesin e 47 individëve të cilët janë vrarë të shtunën.

Shejh Nimr ishte arrestuar në vitin 2012 në rajonin Katif , me shumicë muslimanë  shiitë, në provincën lindore të Arabisë Saudite, e cila ishte skena e demonstratave paqësore kundër regjimit saudit në atë kohë.

Ai ishte akuzuar për nxitjen e trazirave dhe minimin e

Sigurisë të Mbretërisë Saudite. Ai i kishte refuzuar akuzat si të pabaza.

Sejjid Xhafer Fadlallah theksoi se ky veprim  i Arabisë Saudite  do të ketë pasoja.

Ai u bëri thirrje vendeve islamike të jenë të hapuru për dialog me popullin, duke theksuar se nga dhuna nuk do të arrihet asgjë, por as nga reagimet e dhunshme.

Ai gjithashtu tha se vendet muslimane duhet të trajtojnë sfidat me të  cilat përballet  Bota Muslimane dhe për të shmangur komplotet kundër njëri-tjetrit.

Burimi: IQNA News