Kombet e Bashkuara anuluan ftesën Iranit për Gjenevën II
KB-ja edhe një here tregoi se sa është e dorëzuar presionit perëndimor pasi që është anuluar ftesa Iranit për të marr pjesë në konferencën paqësore për Sirinë, Gjeneva II. Të rikujtojmë se sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, dje zyrtarisht e ftoi Iranin që të marr pjesë, pasi që Irani do të luajë një rol konstruktiv. Ardhja e Iranit, shtet i cili është i inkuadruar në konfliktin sirian do të ishte imperativi absolut i kësaj konference.
Por, gjatë ditës së djeshme opozita siriane properëndimore ka protestuar në mënyrë të ashpër, duke deklaruar se nuk do të merr pjesë në konferencë në të cilin do të ishin prezent edhe përfaqësuesit iranian. Së shpejti atyre ju bashkëngjitet edhe SHBA-ja dhe filloi presioni i madh mbi Kombet e Bashkuara. Jo më pak se 24 orë, KB-ja anuloi ftesën Iranit dhe plotësisht iu nënshtrua presionit të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës dhe Arabisë Saudite.
“Sekretari i përgjithshëm edhe më tutje po angazhohet që Irani të ketë qasje konsensusit global për marrëveshjen e Gjenevës I. Duke marrë parasysh se kanë mbet jashtë marrëveshjes themelore, sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka vendos që takimi në Montreux të fillojë pa pjesëmarrjen e Iranit”, ka thënë zëdhënësi i Ban Ki Munit.
Nga SHBA-ja porosisin”Shpresojmë që pas publikimit të sotshëm, tani të gjitha anët mund të fokusohen në çështjen kryesore, si të ndërpritet vuajtja e popullit sirian dhe të fillojë procesi i tranzicionit politik”. Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Muhamed Hazae, ka deklaruar:
“Nuk jam optimist se konferenca Gjeneva II do të mund të zgjidh diç në Siri”. Nga Moska deklarojnë se është një “ gabim të madh”, ata të cilët e sjellin çështjen e pjesëmarrjes së Iranit, nuk janë të interesuar për zgjidhjen e krizës siriane”.
Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov deklaroi se konferenca pa Iranin do të jetë”hipokrizi”. Në konferencë janë thirr shtetet e ndryshme sikurse Australia, Meksiko, Koreja Jugore, Afrika Jugore, Japonia, Brazili, India, Indonezia dhe të tjera. Ky është fillim katastrofal i konferencës, me të cilin tentohet që të shndërrohet në samitin “Miqtë e Sirisë”, ku përveç shteteve kujdestare anti siriane do të jenë vetëm Rusia dhe Siria. Pa Iranin balansi i fuqive nuk është real dhe me të vërtet në mënyrë të veçantë hipokrit. Si mund që Japonia dhe Koreja Jugore të jenë më të rëndësishëm se Irani i cili në mënyrë indirekte është i kyçur në konfliktin sirian që nga fillimi i luftës.