İran

Zarif: Marrëveshja bërthamore me Iranin ndihmon stabilitetin në Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif thotë se marrëveshja e arritur ndërmjet Iranit dhe  Grupit 5 +1 mbi programin paqësor të energjisë bërthamore të Iranit është një hap i rëndësishëm drejt paqes dhe stabilitetit të rajonit.


     Sipas Press TV, duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij senegalez, Mankeur Ndiaye, në Teheran të shtunën, më 18 janar 2014, Muhammed Xhevad Zarif tha se marrëveshja është në përputhje me interesat e të gjithë rajonit.

 
     Ai tha se Irani do të fillojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore në Gjenevë më 20 janar sipas planifikimit.


     Të enjten, Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje prej katër faqesh të Marrëveshjes që u nëshkrua në nëntorin e kaluar në Gjenevë ndërmjet Iranit dhe  Grupit 5 +1.


    Duke komentuar lëvizjet e Shtëpisë së Bardhë, Zarif  tha se Marrëveshja e Gjenevës u nënshkrua si Plan i Përbashkët i Veprimit dhe përmban një tekst të qartë, i cili është bërë publik nga Irani menjëherë pas marrëveshjes.


     Ministri i Jashtëm i Iranit, gjithashtu,  riafirmojë angazhimin e Teheranit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të plotë me gjashtë fuqive botërore për programin e tij bërthamor të energjisë.