Kulturë

Liderët musliman në Sakramento mbajnë një konferencë botërore

Udhëheqësit musliman në Sakramento bënë një përpjekje për të udhëhequr luftën ideologjike kundër ekstremizmit dhe kërcënimeve që paraqeten.        Qendra Sakramento është Xhamia më e madhe, Mesxhid An-Nur, e cila ndodhët në Rrugën 65, organizoi konferencën e saj vjetore dy-ditore teologjike, një nga temat ishte kërcënimi i radikalizimit brenda komunitetit musliman.

Natën e premte, Imam Hussein Jusuf  organizoi një panel diskutimi me titull ISIS: Një kalifat Falcë . Ideologji e deformuar, ku liderët i dënuan veprimet e grupeve radikale si ISIS-I,

Si një i ri musliman-amerikan, Imran Abedrabbo ka frikë nga dhuna që kryhet në emër të Islamit. Ai thotë se nuk dua të shoh njerëz të pafajshëm të lënduar, dhe ai nuk dëshiron që besimi i tij të jenë i keqkuptuar.

Ndonjëherë ndjehem se jam fajtor. Sepse unë nuk kam bërë sa duhet, për t’u njohur me fqinjët e mi, duke ju treguar atyre se çfarë është një mysliman i vërtetë, tha Imran Abedrabbo.

Imran Abedrabbo është një nga qindra e muslimanët  lokal që ka ardhur në konferencë.

Ndonjëherë ne e gjejmë veten duke shkuar në një pikëpamje ekstreme apo një ideologji ekstreme, ne kemi shkuar larg nga mesazhit i vërtetë i Islamit, tha një nga udhëheqësit e panelit.

Ne gjithmonë  jemi të sigurt kur dalim jashtë, ne themi 'jo ky nuk është Islami. Ne i dënojmë këto akte. Sot, ne jemi duke marrë një hap më tej dhe ne jemi duke trajtuar atë kokë më kokë , ka thënë Tefik Marrar, një nga anëtarët e bordit të Qendrës Islamike Annur.

Tefik Marrar thotë se ky vit, sidomos, anëtarët e ndjenë të detyruar të jenë jashtë frontit, duke i dënuar grupet si ISIS-i.

Ne jemi të detyruar të flasim, t’i kritikojmë ata, t’i dënojmë ata dhe veprimet e tyre, tha Imam Hussein Jusuf.

Unë kam lindur dhe jam rritur këtu. Unë jam amerikan. Fëmijët e mi do të rriten këtu, unë i uroj më të mirat këtij vendi, unë  ju dëshiroj më të mirat të gjithë njerëzve këtu, tha Imran Abedrabbo.

Duke injoruar ata dhe duke mos folur ne do t’i japim një amerikani të zakonshëm apo një vëzhguesi të jashtëm, idenë se ata janë duke folur në emër tonë. Ne kemi kemi hedhur hapin dhe themi  'jo ata nuk janë duke folur në emrin tonë. Ne jemi duke shkuar për të folur në emrin tonë , ka thënë Tefik Marrar.

Kjo, Tefik Marrar thotë, është mënyra më e mirë për të demonstruar shumicën e muslimanëve, sepse shumica e amerikanëve, kundërshtojnë dhunën në emër të Zotit.

Konferenca përfundon të shtunën.

Burimi: fox40.com