Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Iranin
Arabia Saudite ka vendos të ndërprejë edhe marrëdhëniet ekonomike, pasi që më parë i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike. Ministri i punëve të jashtme saudit ka deklaruar Rojtersit se vendi i tij ndërpren të gjitha lidhjet ekonomike, duke përfshirë qarkullimin ajror si dhe ndalesën e udhëtimit të shtetasëve të tyre në Iran. Nuk po qetësohen tensionet në mes Riadit dhe Teheranit, pasi që pushtetarët saudit kanë ekzekutuar 47 të dënuar për shkak të terrorizmit dhe thirrjes në dhunë, në mesin e tyre ishte edhe autoriteti suprem shiit në Arabi shejh Nimër al Nimër. Ministria e punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar se Arabia Saudite po shfrytëzon sulmet në Ambasadën e saj në Teheran si shkas për ngritjen e tensioneve, pasi që ky shtet ka marrë instrukcionet që të tërheq misionin e saj diplomatik në Riad.”Irani përpiqet për sigurinë diplomatike bazat e së cilës janë marrëveshjet ndërkombëtare.Por, Arabia Saudite po ngrit tensione dhe ka shfrytëzuar këtë incident”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme iraniane Hossein Jaberi Ansari. Sudani dhe Bahreini kanë vendos po ashtu të ndërprejnë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.
Në kumtesën e Ministrisë së punëve të jashtme të Bahreinit ceket se vendimi është sjell pasi që Irani haptas po përzihet në punët e brendshme të vendeve të Gjirit Persik dhe shkel marrëdhëniet ndërkombëtare, duke lejuar që të kryhet sulm në amabasadën saudite në Teheran. Bahreini mbyll ambasadën dhe ka urdhëruar diplomatëve iranian që brenda 48 orësh të lëshojnë vendin. Emiratet e Bashkuara Arabe po zvogëlojnë prezencën diplomatike në Iran. Ministria e punëve të jashtme ruse ka bërë apel në zvogëlimin e tensioneve në mes Riadit dhe Teheranit. Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë në mes dy vendeve që të normalizohen marrëdhëniet.SHBA-ja ka bërë thirje liderëve në Gji që të ndërmarin hapa drejt zvogëlimit të tensioneve. Në të njejtën zë ishin edhe deklaratat e ministrive të punëve të jashtme franqeze dhe gjermane.”E dijmë që Arabia Saudite ka urdhëruar të mbyll misionet diplomatike në Mbretërinë saudite”, ka thënë zyrtari i paemëruar i administratës së presidentit amerikan Barack Obama.”Besojmë që angazhimet diplomatike dhe bisedat direkte janë kyçe për zgjidhjen e mosëmarrëveshjeve dhe do të vazhdojmë të bëjmë apel në liderët e rajonit të ndërmarrin hapa që do të sjellin gjer tek zvoglimi i tensioneve”, ka thënë ky zyrtar amerikan.
Në të njëjtën kohë burimi i pameruar i përfshirë në punën e qeverisë saudite ka thënë se qëndrimi i Arabisë Saudite ndaj Iranit mund të përshkruhet” që është shumë, është”.Ky burim konsideron se sauditët nuk shqetësohen fort në rast se idhnohet Shtëpia e Bardhë me këtë veprim të tyre. Arabaia Saudite kohë më parë ka deklaruara se ndërpren marrëdhëniet me Iranin për shkak të sulmit në ambasadën saudite në Teheran, ndërsa personelt diplomatik iranian është urdhëruar që në afat prej 48 orësh të lëshojnë vendin. Ky veprim paraqet përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy rivalëve rajonal pas ekzekutimit të liderit shiit Nimër al Nimër në Arabinë Saudite. Ekzekutimi i Nimrit al Nimrit kashkaktuar reagime të ashpëra në Iran, Irak,Bahren dhevendet tjera të rajonit.
Burimi: Al Jazeera