Obama: SHBA do të vazhdojnë spiunimin e qeverive të huaja
Presidenti amerikan Barak Obama thotë se vendi i tij do të vazhdojë për të spiunuar mbi kombet tjera sepse është i interesuar për synimet e qeverive të vendeve nëpër botë.
Sipas Press TV, Obama i tha
televizionit ZDF gjerman të shtunën, Agjensitë tona të inteligjencës, si
agjensia gjermane e inteligjencës , dhe çdo agjensi e inteligjencës, do të vazhdojnë të jenë të interesuar në
synimet e qeverive të vendeve nëpër botë. Kjo nuk do të ndryshojë.
Ai argumentoi : Dhe nuk ka
asnjë shërbim inteligjence në qoftë se ju jeni të kufizuar në gjërat që ju mund
të lexoni në New York Times apo Der Spiegel. E vërteta e çështjes është se puna
e shërbimit të fshehtë mund të përkufizohet: “E pra, çfarë janë njerëzit duke
menduar, çfarë po bëjnë?
Presidenti Obama i bëri komentet një
ditë pasi ai mbajti një fjalim në lidhje me programet e mbikqyrjes nga Agjensia
e Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Të premten, presidenti i SHBA, Barak
Obama urdhëroi ndryshime në Uashington, rreth praktikave të grumbullimit të inteligjencës,
por ndryshimet shkurtuan në mënyrë
drastike të drejtat intime të veprimtarëve.