Iraku

Humbjet e ISIS gjatë vitit 2015

Është bërë e ditur se humbjet e ISIS, në Irak, gjatë vitit që lamë pas arrijnë përafërsisht deri në 10 mijë persona.

Lideri i paritsë demokaratike Irak Kurdisan, Said Memuzini ka thënë për radion amerikane, e thembeluar për të trasmetuar në gjuhën arabe, Radio Sava se ISIS ka humbur 8 mijë persona në Irak.

Said Memuzini shpjegon se ky numër i dhënë për të vrarët e ISIS në Irak gjatë vitit që lamë pas përshijnë vetëm militantët e vrarët gjatë; konfliktit të organizatës me forcat peshmerge, sulmeve ajërore të kualicionit ndërkombëtar dhe të vrarëve gjatë konflikteve të brendëshme.

Ndërkaq, organizata kritike e njohur si ‘Vëzhguesi i të drejtave të njeriut në Siri’, me qendër në Londër, bën me dije se gjatë vitit 2015 në Siri kanë gjetur vdekjen 16.212 persona të cilët kanë pasur lidhje ose kanë qenë pjestarë të grupime të ndryshme të armatosura.

Bëhet me dije gjithashtu se, numri i personave që kanë gjetur vdekjen nga pjestarët e grupimeve të armatosura është rritur në mënyrë të ndjeshme që prej 30 shtatorit, kur Rusia filloi sulmet ajërore në Siri dhe kur ushtria siriane bashmë me aleatët e saj zgjeroi sulmet e saj tokësore.