Dëmtimi i varrezave katolike është punë e mjekrave ekstreme
Në fshatin Romajë të Hasit, në natën e Vitit të Ri janë thyer varrezat e komunitetit katolik dhe janë nënçmuar në mënyrë mizore. Policia e Kosovës është informuar dhe ka vizituar këtë gjendje të mjerueshme e cila i shqetësoi shumë komunitetin katolik.
Një vizitor i rastit i përkatësisë krishtere së bashku me komshiun e tij musliman, thoshin se, “ kjo nuk është hera e parë, që bëhen thyerjet e varrezave si atyre muslimane ashtu edhe të krishtere dhe kjo punë tani më është e ditur se vetëm këto mjekra ekstreme janë kah i bajnë këto sende, tuj djeg teqe e rrzu varreza. “ – thekson plaku i mërzitur.
Thyerja e varrezave është akt qyqar duke vlerësuar se kjo vepër është kriminale dhe përpjekje për të zbehur tolerancës fetare në Kosovë, ka theksuar Ramush Haradinaj
“Është një fillim viti i keq thyerja e varrezave në fshatin Romajë. Është vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, e cila ka kohë që është shembull për shumë vende në rajon dhe më gjerë. E dënoj ashpër këtë akt qyqar dhe kërkoj që organet e rendit dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë, të bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast, I cili I qet hije të keqe, jo vetëm kësaj ane, por gjithë Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“Prandaj nuk do të lejojmë askënd që të na i rrezikojë këto vlera. Unë dua të besoj se kjo është vepër e kriminelëve dhe keqbërësve ordiner, por pavarësisht prej kësaj, zbardhja e këtij rasti, është me interes të jashtëzakonshëm për të gjithë ne”, thuhet në fund.
Famullitari i Famullisë së Zymit përgjegjës edhe për varrezat e Dedajt e Romajës, Don Ndue Ballabani, ka thënë se varrezat e banorëve të Dedajt e Romajës janë sulmuar edhe herëve të tjera por s’e kanë bërë të madhe.