Rusia

Rusia dhe Irani vendosin bazat për Gjenevën II. Turqia ngadalë po kthehet nga Siria

Këtë javë, Presidenti turk Abdullah Gyl bëri thirrje për një rikalibrim të politikës së Turqisë ndaj Sirisë, pas zhvillimeve të reja në jug të vendit tonë, siç raporton Semih Idiz.

Thirrja e Gylit ishte një sfidë për kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan, i cili është zhytur në një skandal korruptiv, pas politikave të dështuara të Ankarasë në rajon. Erdogani dhe ministri i tij i jashtëm, Ahmet Davutoglu, këmbëngulin se faji për këtë nuk bie mbi ta, por hetimi për korrupsion është një grusht shteti i mbështetur nga interesat e fuqive ndërkombëtare, rapoton Tulin Daloglu.

Megjithatë, Ali Hashem raporton nga Teherani se Turqia është duke i dhënë përparësi forcimit të lidhjeve me Iranin, e cila përfshin afrimin e Ankarasë me qasjen e Iranit për një zgjidhje politike për Sirinë.

Nuk ishtë thjeshtë simbolike vizita e Ministrit sirian të Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve Walid Muallem dhe Ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif, të cilët mbërritën sëbashku në Moskë më 16 janar, një ditë para se Muallem-i të deklaronte propozimin e qeverisë së tij për armëpushim në Alepo.

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri javën e kaluar ka hedhur firmën që Irani të mos ftohet në Gjenevën II, dhe ka lutur opozitën siriane të dërgojë një delegacion në konferencë - për të cilën më në fund ranë dakord më 18 janar- Zarif-i ka kaluar kohën në një tur rajonal diplomatik në Liban, Irak, Jordani dhe Siri. Ai propozoi një konsensus rajonal drejt një zgjidhjeje politike në Gjeneva II dhe kërkoi të merrnin parasysh kërcënimin e grupeve terroriste, si rezultat i luftës në Siri.

Një burimi i sigurtë i tha Ali Hashem-it në Teheran se edhe nëse Irani nuk ftohet në Gjeneva II, këto vende kanë nëvojë për mbështetjen tonë. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë pjësën tonë, në mënyrë që kjo konferencë të arrijë në një fund të kënaqshëm. Pjesë e kësaj mbështetjeje ishtë edhe ky tur.

Në ditët që kaloi në Liban, Zarif-i takoi Presidentin Mishel Sulejman dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut Hasan Nasralllah. E ndoshta, ka shenja se mund të jenë të gatshëm të marrin në konsideratë një ujdi me Arabinë Saudite, në mënyrë që të formohet një qeveri e re libaneze, shkruan Sami Nader.

Ndalesa e fundit e Zarif-it në Moskë reflekton një kapitul të ri në marrëdhëniet Rusi-Iran, si dhe një nivel bashkëpunimi në lidhje me Sirinë, që mund të rezultojë vendimtare në rast se do të këtë një zgjidhje politike të situatës, raportojnë Vitaly Naumkin dhe Fyodor Lukyanov për Al-Monitor.

Prandaj, kur Muallem-i, i cili do të kryesojë delegacionin e qeverisë siriane në konferencën Gjeneva II, i paraqiti planin e tij Ministrit të Jashtëm rus Segej Lavrov më 17 janar për një armëpushim në Alepo dhe një mundësi për ndihma humanitare në zonat e rrethuara të Sirisë, në mënyrë që të pranohet parimi i shkëmbimit të të burgosurve, siç kishtë bërë thirrje Kerri ditë më parë, është e drejtë të thuhet se kjo nuk do të kishtë ndodhur pa vullnetin e mirë të Teheranit dhe Moskës. Vëmendja tani do të përqëndrohet te opozita siriane që ajo të respektojë deri në fund marrëveshjen për armëpushim, duke supozuar se qeveria siriane do të jëtë dakord me propozimin e vet.

Kjo kolumnë tha më 15 dhjetor se marrëveshja e parë në Gjeneva II duhet të jetë armëpushimi. Pasi nuk mund të ketë përparim në një zgjidhje politike pa armëpushim. Dhe se kjo e ka identifikuar për më shumë se një vit Rusinë dhe Iranin si thelbësorë në mbarimit e lojës në Siri.

 Ndërkohë që Kerri hodhi poshtë çdo devijim të qëllimit të konferencës Gjeneva II që të kalojë nga një tranzicion politik në luftë kundër terrorizmit. Drejtimi që mund të marrë konferenca mund të jetë ndryshe nga ajo që është menduar, siç u raportua këtu javën e kaluar. Shenjat janë të dukshme. Tashmë, në këtë pikë, askush, nuk beson se Gjeneva II do të jetë rreth negociata me Asadin për të lënë zyrën e tij. Ndërkohë, partitë ndëkombëtare dhe rajonale kanë çështje të tjera të ngutshme që kanë të bëjnë më Sirinë. Nëse tragjedia siriane nuk është urgjente sa duhet, atëherë hidhini një sy Irakut.

Nëse ka ndonjë interes për armëpushim në Siri, në shpërndarjen e ndihmave humanitare për të vuajturit dhe të zhvendosurit sirianë, apo në luftimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe të organizatave të tjera terroriste, në vazhdimin e procesit të shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, atëherë do të ketë nevojë për angazhim nga ana e qeverisë dhe e opozitës. Kjo është me rëndësi, ashtu si tranzicioni politik, por do të duhet kohë. Me kalimin e kohës, vetë sirianët, me ndihmën e ndërkombëtarëve, mund të gjëjnë një zgjidhje për drejtësi dhe pajtim, por kjo nuk mund të bëhet në gjëndje lufte, duhet të bëhet më pas.

Si një shenjë e mëtejshme e prirjes kundër terrorizmit në një konsensus të ri në Gjenevë, siç ka shkruar ky kolumnist javën e kaluar, Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad tha për BBC-në se zyrtarë perëndimorë të insteligjencës kanë vizituar Damaskun për të diskkutuar rreth xhihadistëve (muxhahidinëve) që vijnë nga Europa perëndimorë për në Siri.

Zyrtarët amerikanë e kuptojnë lidhjen mes Gjenevës II dhe rritjes së kërcënimit terrorist në rajon, pavarësisht nesë Kerri do të përpiqet ta mbajë fort qëllimin e dekraluar të kësaj konference. Fushata diplomatike e Kerry-t për të bindur opozitën për armëpushim dhe që të marrë pjesë në Gjeneva II javën e kaluar, përfshin bisedime të gjata me ministrin e jashtëm saudit Princin Saud Al-Faisal, si dhe Zëdhënës Sekretarin Shtetit William Burns, tha në një intervistë ekskluzive për Al-Monitor Laura Rozen. Kerry vuri përsëri në dukje shqetësimin rreth rritjes së dhunës nga grupet ekstremiste, rrezikun e përhapjes dhe rëndësinë e Gjenevës II, i tha Burns-i Rozen-it. Mendoj se sauditët gjithnjë e më shumë po ndajnë një pjesë të këtyre shqetësimeve, veçanërisht për disa grupe ekstremiste në javët e fundit, të cilat deri javën e kaluar kishin zgjeruar territoret e tyre në Siri.

Një nga tregimet fatkeqe të vitit të kaluar është rënia e ndikimit në politikë të sekularëve majtistë dhe figurave kombëtare laike të opozitës brënda Sirisë, si ata individë dhe ato grupe të lidhura me Komitettin Koordinues Kombëtar për Ndryshime Demokratike, raporton Antoun Issa. Sipas raportimeve që vijnë nga diplomatët amerikanë në lidhje me Frontin Islamik, një koalicion i grupeve Islame, shumë prej të cilëve përkrahin ligjin islam për Sirinë dhe që kanë në rradhet e tyre luftëtarë të huaj, pasi të brendshmit  janë lënë mënjanë e nuk përfitojnë nga bujaria e madhe e padronëve të Gjirit.

Sipas raportimeve të kësaj jave nga Edward Dark nga Alepo, edhe Fronti Islamik mund të luajë një rol në zbrapjsen e ISIS-it. Fronti Islamik nuk ështe zgjidhje për konfliktin sirian. Ajo që duhet, dhe që është përsëritur vazhdimisht, është një proces politik që izolon ekstremistët, e jo t'i bëjë ata pjesë të lojës plotike.

Burimi: El Monitor