Iraku

Komandant i lartë i Iranit përshëndet çlirimin e Ramadit

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, Gjeneral Hassan Firouzabadi
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, Gjeneral Hassan Firouzabadi

Zyrtari i lartë ushtarak i Iranit ka përgëzuar Ummetin Musliman me rastin e çlirimin e plotë të qytetit irakian të Ramadit nga grupi terrorist tekfirist Daesh (ISIS-).

Fitorja e madhe e forcave ushtarake dhe popullore të Irakut, duke përfshirë muslimanët shiitë dhe muslimanët sunni,  paralajmëron më shumë suksese në të ardhmen, tha të hënën shefi i shtabit të forcava të armatosura të Iranit, Gjeneral Hassan Firouzabadi.

Në një deklaratë në televizion, të hënën, zëdhënësi i ushtrisë irakiane gjeneral brigade Jahja Resul  deklaroi se qyteti  Ramadi, kryeqyteti i provincës perëndimore  Anbar, është çliruar plotësisht nga Daesh, (ISIS-i).

Ramadi u çlirua dhe forcat e armatosura të shërbimit kundër terrorizmit kanë ngritur flamurin e Irakut mbi kompleksin e qeverisë, tha ai.

Ramadi ra në duart e Daesh (ISIS-it) në muajin maj, muaj pasi grupit terrorist pushtojë territoret në veri të Irakut. Forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë disa qytete kryesore dhe fshatra që ishin të pushtuara nga grupi tekfirist, duke  përfshirë Tikrin dhe Baixhin në Provincën Salahuddin.      Çlirimi i qytetit Ramadi do të përgatisë terrenin për ofensivën e prituar aq gjatë për në Mosul,  që është qyteti më i madh i pushtuar nga Daesh (ISIS-i) në këtë shtet arab, Irak.

Gjeneral Hassan Firouzabadi  tha gjithashtu se rezistenca e komandantëve të huaj të cilët e përkrahin ISIS-in në qytetin perëndimor të Falluxhës në Provincën Anbar do të jetë pa rezultat.

Komandanti iranian shtoi se të gjithë irakianët duhet të bashkohen në Falluxha për të mbështetur forcat e armatosura dhe luftëtarëve vullnetarë në operacionet e vazhdueshme anti-terroriste në qytet.

Operacioni është pjesë e një fushate të nisur nga ushtria e Irakut të martën për të pastruar Anbarin nga militantët  e ISIS-it.

Pjesët veriore dhe perëndimore të Irakut janë të pllakosura nga dhuna qysh kur ISIS-i filloi ofensivën nëpër territorin e Irakut në qershor të vitit 2014. Ushtarët e dhe forcat popullore të Irakut janë në përpjekje për të rimarrë rajonet e pushtuara nga militantët në operacione të përbashkëta.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Press TV