Kryetari i Iranit Hassan Ruhani:Irani është bartës i flamurit të anti-ekstremizmit
Kryetari Hassan Ruhani tha se Irani është bartës i flamurit të anti-dhunës dhe anti-ekstremizmit në rajon dhe në botë dhe e konsideron atë si një detyrë kombëtare dhe fetare për të përcjellë mesazhin e Kur’anit të Shenjtë, mesazhin e mëshirës e dashurisë.
Qeveria nuk do t’i ndalë përpjekjet e saj për të nxitur kulturën e paqes dhe dialogut të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe shmangien e dhunës e cila ka kontaminuar botën sot më shumë se kurrë më parë, tha ai të mërkurën, në një mesazh para një tubim lokal.
Përforcimi i paqes së qëndrueshme dhe sigurisë dhe përgatitja e terrenit për të kundërshtuar ekstremizmin, dhunën dhe terrorizmin mund të arrihet vetëm përmes promovimit të kulturës së moderimit, tolerancës, dhe dialogut, tha në mesazhin e tij, kryetari, Hassan Ruhani.
Kryetari, Hassan Ruhani gjithashtu tha se qeveria e tij pati sukses në miratimin rezolutës së saj nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kundër dhunës dhe ekstremizmit duke përdorur diplomacinë e paqes dhe duke theksuar vlerat universale që janë të rrënjosura në natyrën e qenieve njerëzore.