Siria

Assad : Populli i Sirisë nuk do të pranojë ideologjinë Vehabiste-Tekfiriste

Kryetari Bashar el - Assad ka thënë se populli i Sirisë nuk do të pranojë ideologjinë Vehabiste-Tekfiriste,  duke theksuar se kjo ideologji e rrezikshme jo vetëm që e kërcënon Sirinë, por edhe të gjitha vendet e rajonit.


     Sipas lajmeve të agjensisë zyrtare SANA, gjatë një takimi me një delegacion të Kishës Anglikane, udhëheqësi i Sirisë vlerësoi shoqërinë siriane, duke thënë se ajo ka qenë e njohur për miqësinë e saj dhe tolerancën për shekuj me radhë.


     Delegacioni i Kishës Anglikane ishte i përbërë edhe me klerikë nga SHBA, Suedia, Zvicra, Libani dhe Siria, kryesuar nga Amgad Beblavi, Koordinator i Misionit për Lindjen e Mesme i Kishës  Prezbiteriane në SHBA.


    Kryetar Bashar el - Assad tha se një nga problemet kryesore në lidhje me Perendimin, dhe veçanërisht me SHBA, është qasja në trajtimin e çështjeve të rajonit, ku shumica e udhëheqësve të tyre janë larg nga të kuptuarit e realitetit, natyrën e rajonit dhe interesat e popujve të këtyre vendeve.


    Ai theksoi se shumica e liderëve perëndimorë janë duke punuar për të arritur interesat e tyre të ngushta të cilat janë larg interesave të popujve dhe vendeve të tyre.