Tre koalicionet ushtarake në Lindjen e Afërt
Në Siri dhe Irak vitin e ardhshëm do të do të garojnë tre koalicione ushtarake të cilët kanë qëllime të kundërta, shkruan anlasti italian Mauricio Molinari. “Koalicioni ushtarak më i fortë në krye me Rusinë, i cili përfshinë edhe Iranin, Sirinë, Irakun dhe Libanin (Hezbollahun)”, cek analisti italian dhe shtoi se qëllimi i tyre është mbrojtja e Damaskt, çlirimi i Halepit, dhe vendosja e kontrollit të plotë në Sirinë Perëndimore si dhe mposhtja e terroristëve të ISIS-it. Sipas mendimit të Molinarit, ky skenar është plotësisht i arritshëm duke mar parasys se forcat terroriste të ISIS-it të cilët luftojnë kundër kryetarit legjitim sirian nuk janë në gjendje më të përballen kundër bombardimeve të aviacionit rus.Koalicioni i dytë të cilin e udhëheq Arabia Saudite, Turqia, Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, mbështesin grupet kryengritëse të cilët luftojnë kundër kryetarit sirian Asad me qëllim të krijimit të shtetit të ri sunit të bazuara në përkrahjen e fiseve siriane dhe armiqëve të alevitëve, të cilët janë në bazë të partisë udhëheqëse në Siri.Koalicioni i tretë të cilën udhëheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e tij të shumtë, qëllimin e kan qytetin e Rakasë, qendrën e ISIS-it, mbi të cilin SHBA-ja në vitin e ardhshëm do të përpiqet të shkaktojë goditje serioze strategjike. Sipas fjalëve të analistit, përforcimi i tempos së operacioneve ushtarake të koalicionit të tretë ushtarak është e ndërlidhur me përfundimin e mandatit të presidentit amerikan Barack Obama i cili do të përfundojë mandatin me një sukses të caktuar ushtarak, të dobësojë apo të shkatërojë në tërësi ISIS-in.
Nga e njëjta arsye, konsideron Molinari, Kremljini përforcon akcionet e veta ushtarake, duke llogaritur se Sirinë do të shfrytëzojë për krijimin e “sferës ruse hegjemone” në Lindjen e Afërt para se në Shtëpinë e Bardhë të paraqitet presidenti i ri i cili do të përpiqet për një strategji të re veprimi në Lindjen e Afërt.“Nga kjo rrjedhin parashikimet se në vitin 2016, të tre koalicione ushtarake në Lindjen e Afërt do të jenë të interesuar që sa më shpejtë të arrijnë rezultat strategjike të cilët nuk janë të lidhura njeri me tjetrin, për këtë shkak do të ekzistojë rreziku nga konflikti në nivel të interesave të ndryshme nacionale dhe rajonale”, konsideron analisti italian Molinari.
Burimi: globalcir