Imami i Xhumasë në Qerbela:Gjaku i dëshmorëve e mbron unitetin islamik
Gjaku i dëshmorëve e mbron popullin irakian, shenjtërinë e tij, unitetin islamik dhe ballafaqimin me kërcënimin e terrorizmit, tha Huxhat al-Islam el-Karbala'i, përfaqësuesi i Ajetullahut Sejjid Ali al-Sistani.
Gjatë Hytbes (Predikimit) të Xhumasë para besimtarëve të zjarrtë, para një mase rë madhe, në qytetin irakian të Qerbelasë, Huxhat al-Islam Abdul-Mahdi al-Karbala'i referohet rolit të dëshmorëve në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e Irakut nga rreziqet e ndryshme që ai përballet, duke thënë:
Gjaku i martirëve e mbron popullin irakian, shenjtërinë e tij, unitetin islamik dhe ballafaqimin me kërcënimin e terrorizmit
Përfaqësuesi i Ajetullah Sejjid Ali al-Sistani tha se dëshmorët kanë një status të lartë në Islam dhe shtoi se përkrahja e familjeve të dëshmorëve dhe fëmijët e tyre është një formë e respektit dhe tregon besnikërinë ndaj shpirtrave të tyre të pastër.
Kujdesi për familjet e dëshmorëve është një përgjegjësi e madhe për të gjithë, sidomos për qeverinë, institucionet, organizatat bamirëse dhe humanitare, tha ai.
Në një pjesë tjetër të predikimit të tij, Hirësia e Tij, Huxhat al-Islam Abdul- Mahdi al-Karbala'i vuri në dukje guximin e luftëtarëve në luftën kundër terrorizmit, duke vënë në dukje se luftëtarët në fushën e betejës kanë qenë në gjendje për të pastruar shumë nga territoret e pushtuara nga ISIS në provincën e madhe të Irakut perëndimor të al-Anbar-it, për shkak të guximit dhe përkushtimin e tyre.
Huxhat al-Islam el-Karbala'i u bëri thirrje të gjitha grupeve politike dhe partive që janë të rëndësishme për të ardhmen e Irakut të punojnë së bashku brenda kuadrit të Planit Kombëtar për të çliruar zonat e mbetura nën pushtimin ISIS-it.
Imami i Namazit të Xhumasë në Qerbela theksoi rëndësinë e qëndresës kundër iniciativave ndërkombëtare dhe rajonale që synojnë ndarjen e Irakut në tri shtete të pavarura, duke thënë se armiqtë me këtë ndarje kërkojnë shpërbërjen eventual të shtetit, Irakut.
Shkëlqesia e tij theksoi se vendet e rajonit përpiqen për interesat dhe përfitimet e tyre dhe jo për interesat dhe përfitimet e Irakut sepse interesat e Irakut jo domosdoshmërisht përkojnë me interesat e tyre.
Ai shtoi se inkursioni i fundit ushtarak i Turqisë në Irak, pushtimi i tyre në veri të vendit, si dhe formimin e një koalicioni të ri të udhëhequr nga Arabia Saudite me disa shtete, ka ngjallur shqetësim në Bagdad.
Në përfundim, Huxhat al-Islam Karbala'i theksoi se çlirimi i Irakut dhe fitorja e tij kundër terroristëve tekfiristë nuk është e mundur vetëm nëpërmjet përpjekjeve të popullit irakian. Ai tha se kriza e tanishme me të cilën përballet vendi i shkatërruar nga lufta mund të përfundojë vetëm në rast se populli i vendit vendos interesat kombëtare mbi interesat e tyre personale dhe partiake.
Burimi: Rasa