İran

Organizata e Vakfeve e Iranit shpreh keqardhje për vendimin e Egjiptit për të ndaluar kënduesit e Kur’anit

Shejh Mahmud Shahat Anvar dhe Muhamed Jahja el-Sharkavi
Shejh Mahmud Shahat Anvar dhe Muhamed Jahja el-Sharkavi

Zëdhënësi  i Organizatës së Vakfeve të Iranit shpreh keqardhje për vendimin e Egjiptit për të vënë kufizime mbi aktivitetet e dy egjiptasëve këndues të Kur’anit për të vizituar Republikën Islamike të Iranit.

Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit ka ndaluar kohët e fundit Shejh  Mahmud Shahat Anvar dhe Muhamed Jahja el-Sharkavi nga këndimi i Kur’anit dhe  për të marrë pjesë në aktivitete dhe programe të organizuara nga ministria në Egjipt dhe vende të tjera.

Krimi e tyre është  se kanë  bërë vizita në Iran dhe kanë marrë pjesë në programet Kur'anore atje.

Ministria e kishte ndaluar më parë për ndonjë udhëtim pa leje për Iran nga për dijetarët e këtij shteti arab, për kënduesit e Kur'anit dhe për imamët (hoxhallarët).

Ministri i Egjiptit për  Çështje Fetare, Mukhtar Guma ka urdhëruar një hetim  për udhëtimet e dy kënduesëve të Kur’anit në Iran.

Hassan Rabiei  shpreh keqardhje për kufizimet, duke thënë se ato janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe të drejtat fetare.

Ai e përshkroi vendimin si të motivuar politikisht dhe tha se masa të tilla e kënaqin regjimin sionist, grupet ekstremiste të Izraelit dhe tekfiristët.

Hassan Rabiei theksoi se ka  shumë të përbashkëta dhe lidhje të forta mes popujve muslimanë të Iranit dhe Egjiptit të cilat nuk do të minohen nga vendimet e tilla.

Burimi: IQNA News