Egjipti parandalon ushqimin dhe ilaçet për Gazën
Lëvizja islamike e rezistencës palestineze Hamas ka kritikuar veprimin e Egjiptit i cili ka ndaluar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve në Rripin e Gazës. Agjencia e lajmeve palestineze(Sema) lajmroi se Hamasi në parlamentin palestinez ka vlerësuar qeverinë egjiptase përgjegjëse për pjesën e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës dhe ka publikuar:”Egjipti ndalon hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve si dhe materialin ndërtimor në këtë rajon i cili gjendet nën bllokadë”.Atif Udvan duke kritikuar qeverinë egjiptase e cila ka mbyllur vendkalimin kufitar Rafah, duke thënë:”Mbyllja e vendkalimit kufitar Rafah në kufi me Rripin e Gazës dhe Egjiptit ka shkaktuar shpërthimin e katastrofës së madhe humanitare, ashtu që Egjipti është përgjegjës për këtë krizë”. Ky zyrtar i Hamasit veprimin e qeverisë egjiptase e cila e ka mbyllur vendkalimin e Rafasë ka vlerësuar si një krizë politike me qëllim të detyrimit të palestinezëve të Rripit të Gazës në dorëzim kundrejt regjimit cionist dhe sjelljes së goditjes rezistencës duke shtuar:”Ate që bën Egjipti kundruall Gazës dhe banorëve të saj paraqet krim kundër njerëzimit dhe shkelje të drejtave ndërkombëtare themelore njerëzore”.Regjimi cionist ka përforcuar bllokadën e Gazës për të goditur rezistencën palestineze nga viti 2007, duke parandaluar hyrjen e gjërave themelore për jetë, duke përfshirë udhqimin dhe ilaçet, karburantet dhe artikujt tjerë të nevojshme për popullatën palestineze në këtë rajon. Egjipti poashtu në interes të regjimit cionist e ka lënë të mbyllur vendkalimin kufitar të Rafasë ashtu që të ngushtohet sa më shumë bllokada e Rripit të Gazës.