Kulturë

Historia e njërit nga dorëshkrimet më të vjetëra të Kur’anit

Kur Universiteti i Birmingemit ka publikuar se posedon njërin nga kopjet më të vjetëra të Kur’anit, ky lajm është gjet në ballinat e mediave botërore. Por, së shpejti filluan të shtrohen pyetjet për prejardhjen e këtij dorëshkrimi të lashtë. Sipas disa supozimeve, zbulimi do të mund të ishte edhe me spektakular se që mendohej, cekin mediat britaneze.   Theksojnë se fjala është për pjesët e versionit të parë të plotë të Kur’anit, të cilin e ka përpiluar shoku i përafërt i profetit Muhamed, Ebu Bekri, dhe nëpërgjithësi ky është ”zbulimi historik më i rëndësishëm për botën islame”.  Duket me siguri se pjesët e Kur’anit në posedim të Universitetit të Birmingemit janë të vjetëra më së paku 1.370 vite, dhe dikur gjendeshin në xhaminë më të vjetër egjiptase Amr ibn al As në Fustat.

Ekspertët janë të bindur se pjesët nga Birmingemi në tërësi bijnë dakord me ato të cilët ruhen në Bibliotekën Kombëtare të Francës, për të cilët është vërtetuar se rrjedhin nga xhamia egjiptiane. Pjesët franceze në Evropë i ka sjell Asselin de Chervile, vicekonsul në Egjipt në kohën kur ky shtet ishte nën kontrollin e ushtrisë së Napoleonit në fillim të shek.XIX-të. Eksperti freng për Kur’anin Francois Deroche konsideron se pjesët nga Biblioteka Kombëtare në Kairo kanë përfunduar në tregun e gjësendeve antike, ku janë shitur dhe stërshitur, që viteve njëzeta të shekullit të kaluar në Birmighem i ka sjell Alphonse Mingaga, Asirian(Iraku i sotshëm), i cili sendet antike nga Lindja e Afërt ka blerë për familjen pasanike Cadbury. Edhe më interesant është vjetërsia e dorëshkrimit të Birmingemit. Analiza detaje ka treguar se kjo është krijuar në periudhën në mes viteve 568 dhe 645, që do të thotë se në rastin më të saktë është shkruar 13 vite pas vdekjes së profetit Muhamed, vitin 632.

“Personi i cili e ka a shkruar me siguri ka qenë shumë i përafërt me profetin Muhamed”, ka thënë profesori David Thomas nga Universiteti i Birmighemit.Por, ky datim është në kundërshtim me mendimin e ekspertëve të cilët analizën e tyre e kanë bazuar në stilin e tekstit. Mustafa Shah nga Fakulteti për studimet orientale dhe afrikane në Londër, thotë se “shenjat grafike”, skurse që janë ndarjet në mes vargjeve dhe shenjave gramatike, tregojnë se fjala është për datën e mëvonshme. Jamal bin Huwaireb, drejtori i fondacionit shejh Dubait Muhamed bin Rashid al Maktum, thekson, se dëshmit dërgojnë gjer në përfundimin më të rëndësishëm. Besohet se dorëshkrimi nga Birmingemi është versioni i shkruar i Kur’anit të cilin e ka përpiluar Ebu Bekri, halifi i cili ka sunduar në mes viteve 632-634.

“Fjala është për zbulim më të rëndësishëm për botën islame të të gjithë kohërave”, ka thënë Huwaireb i cili ka vizituar Birmingemin dhe ka analizuar dorëshkrimin.” Besoj se ky është Kur’ani i Ebu Bekrit”, ka shtuar ai.

Burimi: Al Jazeera