Liban

Udhëheqësi i Hizbullahut dënon heshtjen botërore për masakrën në Nigeri

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’ dënoi vrasjen e fundit të muslimanëve shiitë në Nigeri nga ushtria e këtij vendi të Afrikës.

Duke folur gjatë një transmetimi televiziv të hënën, Sejjid Hassan Nasrallah gjithashtu denoncoi heshtjen organizmave ndërkombëtare dhe mosveprimin mbi këtë ngjarje tragjike.

Më 12 dhjetor 2015, qindra njerëz u vranë pasi ushtria nigeriane nisi një sulm brutal mbi muslimanët shiitë në Zaria, në shtetin Kaduna.

Ushtria akuzoi  muslimanët shiitët për një përpjekje për të vrarë shefin e stafit të ushtrisë nigeriane, një pretendim të cilin muslimanët shiitë fuqishëm e mohojnë.

Ushtarët e Nigerisë hapën zjarr mbi njerëzit që ndjekin një ceremoni fetare në xhaminë Hussejnijjah Bakijetullah, një qendër fetare që i përket Lëvizjes Islamike të Nigerisë (IMN), duke vrarë dhe plagosur qindra dhe arrestuar një numër të të tjerëve, duke përfshirë edhe autoritin e lartë fetar, Shejh Ibrahim Zakzaky.

Sejjid Hassan Nasrallah i bëri thirrje presidentit të Nigerisë dhe udhëheqësve fetarë dhe politikë të ndërmarrin veprime për të sjellë autorët e krimit para drejtësisë dhe lirimin e Shejh Zakzaky-it.

Ai paralajmëroi gjithashtu se masakra e muslimanëve shiitë  mund të ketë qenë një komplot Amerikan-Izraelit oseTekfirist që Nigeria të zhytet në një situatë të rrezikshme.

Në vende të tjera në fjalën e tij, Sejjid Hassan Nasrallah iu referuar vrasjes nga regjimit sionist të një anëtari të lartë të Lëvizjes ‘Hizbullah’, Samir Kantar  dhe theksoi se lëvizja e rezistencës nuk do lënë këtë krim pa përgjigje.

Më parë të hënën, mijëra njerëz morën pjesë përcjelljen e xhenazes të Samir Kantar-it në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut, gjatë të cilit zyrtari i lartë i Hizbullahut, Hashim Safieddine gjithashtu tha se Tel Avivi do të mbanë  përgjegjësinë për vdekjen e Samir Kantar-it.

Ne rezervojmë të drejtën për t'iu përgjigjur kësaj vrasjeje, kur dhe ku, kjo na përket neve, është zgjedhja jonë. Hizbullahu do të ushtron këtë të drejtë, tha udhëheqësi i Hizbullahut në fjalën e tij.

Ne nuk kemi asnjë dyshim se Izraeli është ai që vrau Samir Kantar-in, aeroplanët e tij qëlluan me raketa të sakta në një apartament (ai ishte në), ka thënë Nasrallah.

Nëse izraelitët mendojnë  se duke vrarë Samir Kantar-in kanë mbyllur një llogari atëherë ata janë shumë të gabuar, sepse ata e dinë dhe do ta kuptojnë se ata në vend të kësaj kanë hapur disa llogari më shumë, shtoi zyrtari i lartë i Hizbullahit, Hashim Safieddine.

Samir Kantar u vra gjatë sulmit izraelit që kishte në shënjestër shtëpinë e tij në qytetin sirian Xharamana,  pranë kryeqytetit,  Damask, të dielën herët në mëngjes. 

Burimi: IQNA News