Liban

Hizbullahu hodhi poshtë Koalicionin Saudit si skenar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lindjen e Mesme

Populli libanez valvitë flamujtë e Hizbullahut në një ceremoni më 14 gusht 2015 në fshatin Vadi al-Hjeir, në Libanin e jugut.
Populli libanez valvitë flamujtë e Hizbullahut në një ceremoni më 14 gusht 2015 në fshatin Vadi al-Hjeir, në Libanin e jugut.

Lëvizja e rezistencës së Libanit Hizbullah ka hedhur poshtë lëvizjen e fundit të Arabisë Saudite për sajimin e një koalicioni të shteteve gjoja për të luftuar terrorizmin, duke thënë se ky veprim është një plan amerikan për të vënë çizmet në tokën e Lindjes së Mesme.

Një deklaratë e së enjtes nga Hizbullahu tha se grupi seriozisht dyshon objektivat pas krijimit të koalicionit të udhëhequr nga Sauditët.

Arabia Saudite tha të martën se ka themeluar një koalicion së bashku me  34 vende muslimane për të luftuar kundër terrorizmit në Irak, Afganistan, Libi, Egjipt dhe Siri. Njoftimi, megjithatë, ka habitur disa shtete, si Pakistani, Libani dhe Indonezia duke thënë se emri i shteteve të tyre është përfshirë në koalicion pa dijeninë e tyre.  

Hizbullahu më tej denoncojë Kryeministrin e Libanit, Tammam Salam për përshëndetjen e formimit të koalicionit, duke thënë se Libani nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të dyshimtë.

Ne ishim të befasuar nga deklarata saudite për anëtarësimin e Libanit në koalicion pa qenë të informuar libanezët, thuhet në deklaratën e Hizbullahut.

Hizbullahu ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Arabinë Saudite për mbështetjen e saj të grupeve terroriste në Siri gjatë katër viteve të fundit.      Grupi ka sulmuar Sauditët  edhe për fushatën e tyre ajrore vdekjeprurëse  kundër Jemenit, e cila sipas vlerësimeve ka lënë më shumë se 7.500 njerëz të vdekur.

Burimi: Press TV