Namazi i Xhumasë dhe Hytbeja në Teheran
Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran Huxhxhat ul-Islam Kazim Sedighi, ka theksuar se marrëveshja në kohët e fundit - e nënshkruar në mes të Iranit dhe Grupit 5 + 1 nuk tregon ndonjë dobësi nga ana e Iranit, por marrëveshja duhet të shihet si një provë dhe një taktikë, për dinjitetin dhe madhështinë e Botës Islame.
Sipas Agjensisë të Shërbimit Botëror (IRIB World
Service), duke ju drejtuar një xhemati
të madh në namazin e Xhumasë, para besimtarëve në Teheran, Huxhaxhat ul- Islam
Kazim Sedighi tha se marrëveshja e
përkohshme e Gjenevës në mes Iranit dhe Grupit 5 +1 , dhe plani i përbashkët i
veprimit, duke theksuar se kombi iranian ka pasur sukses dhe se çdo kërcënim e
ka kthyer në një mundësi reale pas fitores së Revolucionit Islamik.
Imami i Xhumasë, udhëheqësi i
namazit në Tehrean, Huxhxhat ul-Islam
Kazim Sedighi, theksoi se populli iranian plotësisht e përkrah ekipin e
bisedimeve bërthamore të Iranit dhe
theksoi se kombi iranian kurrë nuk ka ju nënshtrua kërcënimeve dhe frikësimit
të çfarëdo lloji. Huxhxhat ul-Islam
Kazim Sedighi vazhdoi të këshillojë
negociatorët iranianë të jenë të ndërgjegjshëm tek vijat e kuqe të Iranit në
këto negociata dhe të mbrojnë interesat e vendit.
Në komentet e mëtejshme, Huxhxhat
ul-Islam Kazim Sedighi vlerësoi faktin
se Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, ka shprehur nderimet
pranë varrezave për dëshmorin, shehidin, komandantin e lartë të Hizbullahut
Libanez, Emad Moghniyeh. Ai shtoi se : Lëvizja Libaneze e Rezistencës Islamike,
e cila i ka rezistuar forcave të regjimit uzurpues Cionist, është një nga
burimet më të mëdha të krenarisë për Botën Islame dhe në të vërtetë, për të gjithë njerëzimin.
Imami i Xhumasë në Teheran tha se Hizbullahu
i Libanit, ishte grupi i parë i cili shkatërroi imazhin e pathyeshmërisë të regjimit
cionist përgjithmonë, dhe i tregoi botës aftësitë e rezistencës islamike.
Duke folur për krimet e tmerrshme të
kryera nga ish- ministri i regjimit Cionist, kryeministrit, Ariel Sharon,
sidomos në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatila në Liban, dhe gjithashtu, foli
për vrasjen e komandantit të Hizbullahut Libanez, Huxhxhat ul-Islam Kazim
Sedighi shprehu pikëllimin për faktin se udhëheqësit perëndimorë dhe
politikanët i kishin përcjellë ngushëllimet e tyre pas vdekjes së kriminelit të
luftës dhe vrasësit në masë, Ariel Sharon. Përveç tjerash, ai tha:
Është koha që njerëzit e Botës Perëndimore të zgjohën dhe të kuptojnë saktësisht se kush janë udhëheqësit
e tyre politikë që i përkrahin.”
Duke folur për javën e Unitetit Islamik,
Huxhxhat - ul - Islam Kazim Sedighi tha se e vetmja mënyrë për të garantuar Unitetin
Islam është për të theksuar atë që është e përbashkët në mes të të gjithë
muslimanëve, se besimi i tyre në një Zot, besimi i tyre në Profetin e Shenjtë të Islamit, Muhammedin (a.s.) dhe
Familjen e Tij, besimi i tyre në Fjalën e Allahut të shpallur mbarë njerëzimit
-Kur'anin e Shenjtë.