Anëtari i el-Nusra nga Kanada u vra në Siri
Një qytetar kanadez, i cili ishte bashkuar grupit të el –Kaides me degën e grupit Kaides, me grupin Xhabhat al- Nusra në vitin 2012, është vra nga pjesëtarët e të ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane (AMF) në veri të Sirisë.
Sipas agjensisë Kanadeze “Canadian
Broadcasting Corporation ( CBC ) duke cituar cituar burime anonime në Kanada
dhe Siri thuhet se të mërkurën :
Mustafa el - Gharib , 22 vjeçar, u vra gjatë grindjeve të brendshme mes
militantëve të huaj në qytetin e Halebit.
Mustafa el – Gharib, i quajtur
fillimisht Damian Clairmont, u plagos dhe është kapur nga një fraksion i
panjohur, AMF.
Një zëdhënës kanadez i Departamentit
të Punëve të Jashtme tha , Ne jemi në dijeni të raporteve se kanadezët
janë vrarë në Siri . Ne po ndjekim situatën nga afër .
Ndërkohë, në Twitter, ka mesazhe të
pakonfirmuara, sipas burimeve të afërta me Mustafa el- Gharib, thuhet se se ai
kishte qenë i ekzekutuar nga AMF-ja dhe se ai u vra duke
mbrojtur veten dhe vëllezërit e tij nga bombardimi AMF në qytetin e Halebit.
Nëna e Mustafa el-Gharibit tha se
zyrtarët Kanadez nga Shërbimi Informativ
i Sigurimit e kishin informuar atë dhe dyshonin se i riu mund të jetë në Siri,
pasi ai i tha asaj se ai ishte duke shkuar në Egjipt për të mësuar arabisht.
Sipas CBC, më shumë se 100 shtetas kanadez mund të jenë duke luftuar në Siri, vend i kapluar nga trazirat vdekjepruese, ku janë vrarë mbi 100.000 njerëz që nga viti 2011.