Numri i hafizëve të Kur'anit në Marok kalon një milion
Numri i hafizëve të Kur'anit në Marok është tani më shumë se një milion, njoftoi një anëtar i Këshillit Shkencor Marokian
Sipas faqës së internetit Almaghribtoday.net, Ahmad Al-Umrani, ekspert i Sheriatit Islam dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Marokut ka thënë se ka më shumë se 1.1 milion hafizë të Kur'anit të Shenjtë në Marok.
Ai shtoi se numri është ngritur dhe ka mijëra njerëz që mësojnë përmendësh Librin Hyjnor, Kur’anin dhe numri i hafizëve shtohet çdo vit.
Ahmed Al-Umrani tha se rritja e numrit të hafizëve të Kur'anit ka rezultuar në formimin e një grupi të aktivistëve të Kur'anit të përfshirë edhe në soditje në Kur’an.
Kjo është një qasje e re ndaj veprimtarive Kur'anore në Marok dhe ata janë duke u bërë më të specializuar, tha ai.
Gjithashtu, në fjalimin drejtuar Forumit Ndërkombëtar Mbi Soditje në Kur’an të mbajtur në Marok javën e kaluar, Ahmed Al-Umrani shprehu shpresën se fushë e re Kur'anore ka për t'u pasuruar me risitë e popullit maroken.
Burimi: IQNA News