Kulturë

Muslimanët janë të respektuar nga shefi i Facebook-ut

Shefi ekzekutiv i Facebook'ut, Mark Zuckerberg, e ka publiku mbrëmë një mesazh për myslimanët duke premtuar se do t’i mbrojë ata nga hakmarrja në këtë rrjet ma të madh social në botë.

 Duke i përmend sulmet aktuale të militantëve islamikë në Paris dhe Californi dhe propozimin nga kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, për parandalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Zuckerberg tha se myslimanët mund të frikësohen se “persekutohen për aksionet e të tjerëve”.

“Dëshiroj që ta dini se ju jeni gjithmonë të mirëseardhur këtu dhe se ne do të luftojmë për t’i mbrojt të drejtat tuaja dhe të krijojmë ambient paqësor dhe të sigurt për ju”, ka thanë Zuckerberg.

Më tutje, ai ka theksuar se “mua si hebre, prindit e mi më mësonin se na duhet të qëndrojmë kundër sulmeve ndaj të gjitha komuniteteve, bile edhe nëse ndonjë sulm nuk asht kundër juve sot, mbasi me kohë, sulmet kundër lirisë së çdokujt do ta dëmtojnë secilin”.