Krasniqi: Kosova s’ka pse ti ndihmojë ISIS-it, por individët fetarë e ndihmojnë dobësimin e ndjesisë kombëtar
Në Kosovën e pas luftës çlirimtare, në mënyrë të organizuar dhe sistematikisht është punuar në dobësimin e vetëdijes nacionale duke vë theksin në atë fetare. Shkuarja individuale e njerëzve në asnjë mënyrë nuk mund t’i veshët Republikës së Kosovës.
Bashkësitë Islame duhet me nguti të merret me ketë fenomen më shumë se degradues për kombin e vendin tonë.
Është koha që të bëjmë diçka! Pasi edhe zhvillimet e fundit (të brendshme) në shoqërinë shqiptare pa përjashtim, po tregojnë se kombi ynë ka një krizë të madhe identiteti politik, përfaqësues, intelektual dhe të kulturës tradicionale kombëtare! Kjo gjendje është mase e dhimbshme për njeriun tonë.
Për të saten herë po thuhet se Kosova është e përfshirë në ISIS? Akuza të tilla vijnë nga armiq apo edhe individ të ndikuar nga ta, të cilët po akuzojnë për rolin e shqiptarëve në ISIS?! Sikur, akuzuesit do të mund të faktonin, se ndonjë segment i shtetit po u marrka me ketë organizim të tmerrshëm që i tejkalon kufijtë e njerëzores, atëherë nga Republika e Kosovës do të duhej të kërkohej shumë përgjegjësi. E diçka e tillë nuk mund të thuhet nga askush.
Ndërsa fakti se atje ka qytetarë të Kosovës, të cilët nuk janë më shumë se “mish për top” për oligarkinë e fuqishme politiko-financiare apo edhe ekonomiko financiare (ndërkombëtare), të lidhura me individ a grupe në Kosovë (të stimuluara nga qarqe të ndryshme fetare në Kosovën e pas luftës, nën petkun e shoqatave humanitare), që qëllim kishin dhe kanë dobësimin e elementit nacional në Kosovë.
Shkuarja individuale e njerëzve në asnjë mënyrë nuk mund t’i veshët Republikës së Kosovës.
Bashkësitë Islame duhet me nguti të merret me ketë fenomen më shumë se degradues për kombin e vendin tonë. Nëse cilido segment në hapësirën shqiptare, qoftë edhe ai i fesë, po të jenë të lidhur me atë organizim ideologjik e politik, mbase edhe për interesa ekonomike, duhet të përgjigjen para ligjit dhe ndërgjegjes kombëtare.
Pse po them: Kosova a është e përfshirë në ISIS?!
Cila është fuqia ekonomike e Kosovës, veç “mishit për top”, për të mbajtur në këmbë ISIS-in në Lindjen e Afertë? Çka po përfiton ekonomia e Kosovës nga i ashtuquajturi Shteti Islamik? Sa dhe cila industri e Kosovës është duke përfituar nga lidhjet biznisore me ISIS-in? Sa armatim u dërgua nga Kosova atje? Dhe a ka një industri të tillë në Kosovë? Sa automjete që i përdorin në shtetin islamik, kanë origjinë nga Kosova? Cilat armë të renda që përdorin ata te ISIS-it janë më origjinë nga Kosova? Cilat automjete të motorizuara janë me origjinë nga Kosova? Janë këto pyetje që do të duhej të kërkonin përgjigje nga ata që bëjnë akuza të tilla.
Kushdo që është kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, e nën cilindo flamur që të veprojnë, institucionet shtetërore përkatëse duhet t’ua tregojnë vendin.
Arsyet se pse shqiptarët janë përfshirë në atë rrjet terrorist, para pak dite e tha, në gazetën “Zëri”, D. Serwer,: “Unë nuk mbaj një qëndrim për SHBA-në. Personalisht, më duket se po shohim një rritje dramatike të kosovarëve që janë të gatshëm për të luftuar për një kauzë që unë e cilësoj të tmerrshme, por atyre po u duket tërheqëse. Mungesa e mundësive për punësim, izolimi, financimi nga të huajt ekstremistë, zhgënjimi nga përfitimet e pavarësisë, zhgënjimi me qeverisjen e korruptuar, të gjitha këto luajnë një rol frymëzues për rekrutim në “Shtetin Islamik”.
Nuk ka asnjë dyshim, kombi shqiptar duhet ta kuptoj pozitën e tij gjeostrategjike, e cila është vështirë e përballueshme për shkak të armiqve të shumtë të jashtëm dhe çakordimeve armiqësore të brendshme. E gjithë historia jonë më se 100 vjeçare na tregon se sa herë jemi gjetur në “mote të mbrapshta” siç jemi sot, të tjerët kanë fituar mbi trupin e Atdheut tonë! Shqipëria e Kosova e kanë me nguti rilindjen e një mendësie politike të rilindësve – gjithçka për Atdheun.