Amerike

Lideri i ISIS-it në listën ‘Personi i Vitit, për 2015 ' të revistes Time

Revista Time ka njoftuar se në listën e saj  për Personin e Vitit 2015 është përfshirë edhe lideri i  ISIS-it,  Abu Bakr al-Bagdadi, i cili është lavdëruar për frymëzimin e pasuesve të tij për organizimin e sulmeve në Tunizi dhe Francë.

Publikimi e ka mbrojtur vendimin e tij për të përfshirë udhëheqësin e terrorit në mesin e tetë kandidatëve përfundimtarë me arsyetimin se për të mirë apo për të keq ... titulli [i jepet] se kush ka bërë më shumë për të ndikuar në ngjarjet e vitit.

Revista Time (Koha) shkroi për liderin e ISIS-it: [Ai] ka frymëzuar pasuesit  në luftën e halifatit të tij të vetë-shpallur të Irakut dhe të Sirisë, dhe gjithashtu për sulmet në shtetet si Tunizia dhe Franca.

Gjithashtu në këtë listë të përgjumshme për vitin 2015 është edhe kandidati republikan për president Donald Trump, për të cilin revista Time (Koha) tha se e meriton vendin e tij në listën e ngushtë për shkak të nxitjes të debatit për të ardhmen e  Partisë Republikane.

Retorika e tij populliste e ka ngtitur atë në krye të garës për kandidaturën presidenciale të republikanit dhe nxiti debat për të ardhmen e partisë.

Kandidati demokrat për president, Bernie Sanders ka fituar anketën e lexuesve online të revistës Time 'për Person i Vitit, por nuk është përfshirë në listën e ngushtë.

Senatori i Vermontit fitoi pak më shumë se 10-të vota, kur sondazhi  u mbyllë të dielën në mesnatë.

Finalja e listës Personi i Vitit përfshin gjithashtu aktivistë të 'Black Lives Matter , të cilët protestuan kundër pabarazisë ndaj Afro-Amerikanëve, sidomos në trajtimin e tyre nga ana e zbatimit të ligjit, si dhe një numër i udhëheqësve botëror, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryetarin e Iranit Hassan Ruhani dhe kryetarin e Rusisë Vladimir Putin, për të cilin revista Time tha se ai i ka  sfiduar sanksionet perëndimore me aktivitetin ushtarak të vendit të tij në Ukrainë për të luajtur një rol të dyshimtë, por të pasigurtë në luftën kundër ISIS-it.

Shkrimi në lidhje me kryetarin e Iranit, Hassan Ruhani, sipas revistës Time, thuhet se ai kishte kërkuar për të sjellë vendin e tij nga statusi i të syrgjynosurit dhe riparimin e ekonomisë të gjymtuar nga sansionet, duke pranuar një marrëveshje bërthamore me Perëndimin.

Redaktorët e revistes Time (Koha) do të kenë fjalën e fundit se kush do të shfaqet, kush del në ballinën e revistës për vitin 2015  në javën e ardhshme. 

Burimi: Indepedent