Art

Filmat iranianë, serialet me ndikim në Egjipt

Ministri i Kulturës i Iranit, Ali Xhannati, duke folur sot ( e diel) më 12 janar 2014, ka theksuar se filmat iranianë, prodhime të kinematografisë  dhe serialet televizive kanë pasur një ndikim të madh në Egjipt.


     Sipas Agjensisë të Shërbimit Botërorë (IRIB World Service),  Ali Xhannati, ju drejtua para një numri të regjisorëve të filmave egjiptianë në Teheran të dielën, duke iu referuar trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe historike të Iranit dhe Egjiptit, dhe tha : Ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të tregut të përbashkët për filmat dhe prodhimeve kinematografike, Irani dhe Egjipti do të shkëmbejnë përvojën teknike dhe artistike të kinemas, duke qenë një pjesë thelbësore e ndërveprimit intelektual dhe kulturor në mes dy vendeve.


   Ali Xhannati vazhdoi duke thënë se kinemaja iraniane ka arritur një pozitë të lakmueshme në Egjipt, sepse më shumë egjiptianë shikojnë  filma iranianë dhe seriale televizive. Ai shtoi : Filmat iranian dhe prodhimet televizive janë të mirëpritur ngrohtësisht nga audienca egjiptiane.


      Ai, më tej, tha: Kinemaja egjiptiane ka arritur një status të shquar  dhe Irani, duke e konsideruar këtë çështje, është i gatshëm për të shkëmbyer përvojat dhe ekspertizën e tij me Egjiptin.