Shejhu, predikuesi, hatibi, palestinez i bën thirrje Rijadit për të përkrahur Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem në vend të agresionit në Jemen
Shejhu, hatibi, predikuesi në Xhaminë al-Aksa në Jerusalem ka kritikuar Arabinë Saudite për agresionin e saj në Jemen, duke theksuar nevojën për mbështetjen e Xhamisë al-Aksa në Jerusalem.
Në një fjalim të postuar në Youtube, Shejh Salaheddin Abu Arafa dënoi sulmet ajrore saudite në Jemen, ndërsa nuk kanë bërë asgjë në lidhje me përdhosjen e Xhamisë al-Alsa në Jerusalem nga regjimit sionist, njoftoi faqja e internetit Sabanet.
Aeroplanë sauditë dhe raketat duhet bombardojnë sionistët dhe të çlirojnë Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, në vend të bombardimeve në Jemen, shtoi ai.
Populli i pambrojtur në Jemen ka qenë nën sulme masive nga një koalicion i udhëhequr nga regjimi saudit për muaj.
Më 26 mars 2015, Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arab, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan sulmet ajrore vdekjeprurëse kundër lëvizjes së Huthëve ‘Ansarullah’ në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e të larguarit, ish presidentin Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit.
Më shumë se 5.400 njerëz, shumë prej tyre fëmijë dhe gra, janë vrarë në agresionin e udhëhequr nga Arabis Saudite kundër Jemenit, një shtet arab.
Burimi: IQNA News