İran

Armiku nuk mund të përballet me Iranin ushtarakisht

Komandanti i Ushtrisë i Republikëse Islamike të Iranit Gjeneral Major Ataullah Salehi ka theksuar aftësitë ushtarake të Iranit, duke deklaruar se armiku është i paaftë për të nisur një sulm ushtarak  kundër Iranit.


     Sipas Press TV, duke folur në një ceremoni në Teheran të martën në mëngjes,  Ataullah Salehi tha se armiku do të kishte marrë tashmë masa kundër Iranit po të kishte qenë në gjendje të përballet me vendin tonë ushtarakisht.


     Ai, gjithashtu, përmendi se negociatat në vazhdim midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore - Rusia, Kina, Franca, Britania, SHBA dhe Gjermania - duke thënë se për shkak të dobësisë së tyre ushtarake ndaj  Iranit, ata kanë mbështetur shpresat e tyre në politike si opsion.


      Më 8 janar 2014, Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Gjeneral Brigade Hussein Dehkan tha se Shtetet e Bashkuara janë të paaftë për të nisur një sulm kundër Iranit.


    Gjithashtu, më 30 dhjetor, 2013, Zëvendës Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Brigade Masoud Xhezajeri deklaroi se Uashingtoni është i paaftë për të sulmuar ushtarakisht Iranin.