İran

Shfuqizmi i sanksioneve Iranit në janar 2016

Ministri i energjetikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se Iranit do të shfuqizohen sanksionet në janar të  vitit 2016 pasi që IAEA-ja të vërtetojë se Irani i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta.

Ernest Monitz, ministri i energjetikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një intervistë për CNN ka fol për raportin e Agjencionit Ndërkombëtar për energjinë atomike(IAEA) i cili është publikuar të mërkurën, dhe ka thënë se nuk ekzistojnë kurrfarë dyshime lidhur me programin nuklear iranian dhe se Irani vepron në pajtim me marrëveshjen e arritur me grupin 5+1. Moniz gjatë bisedimeve shumë muajshe nukleare në mes Iranit dhe grupit 5+1 ka luajtur rolin e njeriut të pare të ekipit teknik bisedues të vendit të vet(SHBA-së).

Ministri i energjetikës Monitz ka analizuar përmbajtjen e fundit të raportit të drejtorit gjeneral të IAEA-së Jukio Amanoa lidhur me aktivitetet nukleare iraniane:” Me këtë përmbajtje  të raportit të drejtorit gjeneral të IAEA-së është e qartë që dita e zbatimit të programit të veprimit të përbashkët do të jetë në janar të vitit 2016”.

“Dita e zbatimit” është shprehja e cila është fiksuar në raportet mediale dhe deklaratave politike pas arritjes së marrëveshjes nukleare në Vjenë dhe pikërisht bëhet fjalë për ditën kur IAEA-ja do të vërteton zbatimin e të gjitha detyrimeve të përcjella në Programin e veprimit të përbashkët i cili ka të bëjë me komplekeset iraniane nukleaere në Arak, Natanz dhe Fordou.