Ajetullah Muhammed –Ali Muhavedi-Kermani: Çfarëdo bisedime mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë të pakuptimta
Një autoritet i lartë iranian tha se Republika Islamike e Iranit nuk do të bisedojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përderisa Uashingtoni kërkon të sundoi në Republikën Islamike të Iranit.
Republika Islamike e Iranit është e gatshme të negociojë me çdo vend, përveç Amerikës, përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkon të hapë rrugën për infiltrimin e saj politik dhe kulturor në Iran në bashkëpunim me regjimin e Izraelit, tha Ajatullah Muhammed-Ali Muvahedi-Kermani në hytben e tij javore, ditën e xhuma para besimtarëve në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.
Prandaj, bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të pakuptimta, vuri në dukje autoriteti i lartë fetar iranian.
Ai u bëri thirrje zyrtarëve iranian të mbeten vigjilentë për të parandaluar depërtimin armikut në Iran, për këtë ai ka thënë, nëse realizohet, do të jetë një katastrofë.
Ajatullah Muhammed-Ali Muvahedi-Kermani ka thënë se armiku kërkon të ndryshojë status quo-në rajon, të përhap zhgënjim në mesin e iranianëve, të dominojnë qendrat e vendim-marrjes të Iranit dhe të minojnë Islamin.
Ai shtoi se në mënyrë për të goditur Islamin, armiq me planet e tyre kanë për qëllim përhapjen e ideve dhe vlerave perëndimore në mesin e vendeve muslimane.
Autoriteti i lart fetar i bëri këto komente dy ditë pasi që udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei paralajmëroi për përpjekjet e armikut për të depërtuar në Iran nën arsyetime të ndryshme, duke thënë: Çështja e infiltrimit të [armikut] është një çështje shumë e rëndësishme.
Burimi: IRNA