Dialogu ndërfetarë nuk ka për qëllim për të provuar superioritetin
Këshilltari i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, tha se duke mbajtur takime ndërfetare, Irani nuk kërkon për të provuar superioritetin e tij fetar ndaj të tjerëve.
Ajetollah Muhammad Ali Taskhiri u shpreh kështu të dielën në një ceremoni të mbajtur në Teheran në përurimin e një libri me titull Irani, Djepi i Bashkëjetesës Paqësore.
Ai shtoi se dialogu fetar është fokusuar në gjetjen e gjërave të përbashkëta dhe në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet besimeve të ndryshme. Ajetullah Muhammed Ali Taskiri, gjithashtu, theksoi statusin e besimeve monoteiste në Kushtetutën e Iranit dhe tha se ndjekësit e feve të ndryshme jetojnë në paqe në Iran.
Ai më tej vuri në dukje se disa ajete të Kur'anit të Shenjtë formojnë bazën për ndërveprim në mes Umetit Musliman dhe pasuesve të besimeve të tjera.
Përfaqësuesit e disa besimeve ju drejtuan gjithashtu ceremonisë.
Ardeshir Khorshidian, udhëheqësi i Shoqërisë së Zoroastrianëve të Teheranit, vuri në dukje se të gjithë profetët janë dërguar nga Zoti për të përhapur unitetin.
Ai falënderoi gjithashtu Organizatën e Kulturës Islame dhe të Marrëdhënieve për botimin e librit.
Udhëheqës i Hebrenjve të Iranit, Rabbi Mashallah Gulestani Nexhad, në fjalën e tij vlerësoi librin si një libër i vërtetë dhe ndriçues.
Irani, Djepi Paqësor i Bashkëjetesës është një vepër e vlefshme kulturore, libra ka 280 faqe.
Në këtë libër është paraqitur historia e pakicave fetare në Iran, ritualet dhe aktivitetet, si dhe aspektet shoqërore dhe kulturore të jetës së tyre.
Burimi: IQNA News