Shqipëri

Dhjetori i dytë erdhi. Shqipëria është gati!

Ndërkohë që Shqipëria përballet me varfërinë ekstreme, parlamenti vazhdon një seancë maratonë, kryefjala e të cilës është buxheti për vitin 2016. Ky mund quhet buxhet vetëm për planet imagjinare të ndonjë qeverie të një vendi afër atij ku jeton Liza në botën e çudirave. Vetëm në një vend të tillë si ai i Lizës në botën e çudirave buxheti nuk mund të parashikojë rritje rrogash, se çdo gjë mbin në pemë dhe s’kemi nevojë ta paguash. Nuk mund të parashikojë investime në shëndetësi pasi njerëzit aty rrojnë përjetësisht si dhe jo vetëm që nuk sëmuren por nuk i hynë gjembi në këmbë. Padyshim nuk ka pse të parashikojë investime në arsim pasi njerëzit aty lindin shkencëtarë të cilët trashëgojnë brez pas brezi gjithë diturinë dhe urtësinë e universit. Gjëja për të cilën vendi ynë ka realisht nevojë janë zyrat e bukura për ato ja vlen të derdhësh miliona se ne jemi një vend me sens të lartë estetik… ne për këtë pak bukuri rrojmë se të jetë për të ngrënë apo gjë tjetër nuk ja kemi nevojën. Mos të harrojmë se ne këtej po vrave nuk të dënojmë ama po nuk pagove dritat qoftë dhe 500 lek të reja i vajte burgut pa një pa dy. Tani le ti kthehemi realitetit. Ne jetojmë në Shqipëri dhe presim që të na mbahen premtimet e 300 mijë vendeve të punës, për shëndetësi falas e të tjera mrekullira. Në këtë seancë kryeministri harroi të fliste për çdo gjë, i harroi premtimet e bëra në fushatën elektorale. Harroi jargavitjet që i bëri popullit kur i lypte votën dhe ndërkohë tani i ve shkelmin me krenarinë e llustruar në para e luks.

Duke nuhatur situatën alarmante ku populli po vdes për bukë, ndërkohë që nga njëra anë edhe Europa bën sehir duke na ven shkelmin duke refuzuar kërkesat e azilit, Opozita ka ca javë që ditën e rinisë e ka lajmëruar si ditë proteste të madhe kundra padrejtësive që ka më se dy vjet që po i bëhen këtij populli. Opozita ka përmendur thirrjen për zgjedhje të parakohshme ka përmendur se më 8 dhjetor nis marshimi i protestës së shqiptarëve kundër diktaturës së varfërisë. Mënyra sesi Kryeministri rri e rri dhe e përmend si fjalë në çdo dalje, siç bëri dje gjatë gjithë fjalimit 4 orësh të tij në Kuvend, tregon qartë frikën e tij. Frikë e cila sigurisht rrjedh nga mos mbajtja e premtimeve, nga burgjet për energjinë , nga marrja e frymës që u është bërë bizneseve, nga 73 mijë të pushuar nga puna dhe e fundit por jo për nga rëndësia nga 200 mijë aplikimet për lotarinë Amerikane. Po ç’krizë refugjatësh, këtu po ndodh një eksod i vërtetë ku si asnjëherë më parë ripërtëritet eksodi i viteve 90 të refugjatëve shqiptar jashtë kufijve për ti shpëtuar varfërisë edhe izolimit të cilën edhe vet Europa po e nxit duke kthyer mbrapsht më shumë se 500.ooo shqiptar mejustifikimin se në vendin tonë nuk ka luftë, por Europa harron se ne jemi të informuar që edhe në Afrikë apo Afganistan nuk ka luftë, por ata janë të prirur të fitojnë azilin më tepër se ne. Europa harron se këta shqiptar të kthyer mbrapsht janë të uritur edhe të inatosur, kështuqë pritet një eksod i egërsuar i ish/azilantëve shqiptar në Gjermani. Populli do protestojë jo vetëm kundërr kësaj Qeverie mafjoze edhe të neveritshme, por edhe kundër Ligjeve të Europës abstrakte edhe ozupatore. Europa thotë se ka hapur vende pune për shqiptarët në Gjermani edhe ata mund të vijnë me kontrata pune, por Europa harron se për të riardhur në Gjermani një shqiptari i duhet të paguajë rreth 1500 euro kontratë plus shpenzimet e tjera, krejtësisht të papërballueshme për një njeri që nuk ka bukë të hajë. Ky ligj është tallje për shqiptarët të cilët po deklarojnë me alarm se janë të pabukë edhe të pashpresë. Kjo protestë do tregojë se shqiptari nuk i duron talljet e Europës dhe shtypjet e kriminelëve komunist. Është koha për një Dhjetor të dytë. Populli është gati!