Kosova

Zajednica - Historia e Ballkanit na ka mësuar me miliona viktimat e saja

 “Sipas analistëve dhe opinioneve  të tyre, është vërtetuar se Kosova është  Republikën më proeuropiane dhe më proamerikane në Ballkan.  të mbështesësh krijimin e një shteti brenda shtetit në Kosovë sot, është si të mbjellësh një minë që mund të shpërthehet me telekomandë nga Beogradi në çdo kohë. Historia e Ballkanit na e mëson këtë. Me miliona viktimat e saja. Madje, krejt të freskëta.”

 

Artur Zheji vë në pah mendimin e tij shumë domethënës duke thënë se ; Shtetet brenda shtetit është si një minë me efekte 100-vjeçare. Rasti më i fundit që lidhet me të ashtuquajturën Marrëveshje e Zajednicës, është një temë, mjerisht fare pak e rrahur ose e mbetur krejt periferike, në mediat e Shqipërisë. Duhej burgosja e Albin Kurtit që kjo situatë të bëhej sensitive për opinionin më të gjerë të përkëtej kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ka shumë teza dhe debate për këtë çka po ndodh, nëse duhet ose jo, nëse është thelbësisht në të mirë të së ardhmes së Kosovës apo jo, apo se ashtu duhet e se ashtu e do Brukseli apo Washingtoni, se kështu e do gjeopolitika e sotme, e të tjera si këto.

. Vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA, John Kerry në Prishtinë, ishte realisht një mbështetje e dukshme dhe e qartë për linjën e deritashme të qeverisë së Kosovës.

E pra, faturën e kushtueshme të kësaj situate, në këtë rast duhet ta paguajë Kosova, duke lejuar de facto, krijimin e një minirepublike autonome serbe në territorin e saj, një shtet brenda shtetit, që do të konsolidohet ditë mbas dite.

Sot vëmendja botërore është e përqendruar tek ISIS dhe te lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar,  tek Kosova, Serbia apo Ballkani, është padyshim një kokëçarje e padurueshme tanimë për Washingtonin dhe Brukselin. Emergjencat dhe prioritetet janë zhvendosur prej kohe tjetërkund.

Po vetë kjo Republikëza e Vogël serbe-serbe, në truall të Republikës së Kosovës, njëherazi e “themeluar”, çfarë do të kërkojë tjetër?

Policinë dhe ushtrinë e saj?

Shkëputjen “legjitime” mbas një referendumi demokratik?

Apo edhe zgjerimin e saj?

Qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës, për shkak të një lufte të brendshme shpesh të pafytyrë, do të jenë gjithmonë me brekë nëpër këmbë, do të kenë gjithmonë halle skandalesh korruptive për të zgjidhur dhe do të jenë, simbas kësaj tradite të pandryshueshme, gjithmonë të dobëta.

Sepse të mbështesësh krijimin e një shteti brenda shtetit në Kosovë sot, është si të mbjellësh një minë që mund të shpërthehet me telekomandë nga Beogradi në çdo kohë. Dhe nëse në atë kohë, Beogradi, si edhe i ka interesat dhe traditën e vet disashekullore, do të anonte nga Moska, do të mund ta shpërthente këtë minë të telekomanduar ndërnacionale, edhe drejtpërsëdrejti nga Moska.

Është e habitshme se si mund të jepet me kaq lehtësi ky koncesion, me pasoja kaq të rrezikshme në 10 apo 20 vitet e ardhshme, në Republikën më proeuropiane dhe më proamerikane të Ballkanit, si edhe është Republika e Kosovës.

Në këtë kontekst, rezistenca e opozitës kosovare, përtej mjeteve që përdor në këtë botë të sotme virtuale dhe efektesh speciale, është një Rezistencë Largpamëse.

Ndonëse nuk habitem me Isa Mustafën, për historinë politike prej nga vjen, më duket disi e pashpjegueshme se si ka mundësi që PDK të jetë kaq e dashuruar me pushtetin dhe të qëndrojë kaq konform një marrëzie të tillë gjeopolitike, që është në të vërtetë një themelim i një Republike Srpska, në zemër të Kosovës.